Fileto pule me verë të bardhë
Përbërësit:
2 fileto pule
kripë dhe piper të zi
2 vezë ( të plota)
30 ml qumësht
1/2 tufë majdanoz
100 gr miell për pudrosje
vaj për skuqje
Salca
90 gr gjalp
2 thelpi hudhër
lëkurë e 1 limoni
150 ml verë të bardhë
1/2 tufë majdanoz
Përgatitja:
Filetot e pastruara të plota i vendosim sipër një letër pjekje dhe I shtypim pak me rolon. I marinojmë me kripë, piper të zi ( I lëmë mënjanë). Në një tas thyejmë 2 vezë të plota, shtojmë qumësht, majdanoz të grirë hollë, kripë, piper të zi I përziejmë të gjithë përbërësit mirë. Vendosim filetoto në një tavë të vogël dhe shtojmë mbi të vezët e përzjera në tas, I marinojmë mirë filetot duke I rrotulluar mirë. Largojmë filetot nga veza dhe I pudrosim mirë me miell ndërkohë:
Në një tigan ngrohim pak vaj dhe skuqim filetot mirë nga të dyja anët deri sa të marrin një njgyrë të verdhë.