Lukas Ndafoluma rezultoi boksieri i radhës, i cili u mposht nga kampioni i peshave të rënda në Shqipëri Nelson Hysa. 39-vjeçari hodhi nokaut kundërshtarin nga Namibia, duke koleksionuar një tjetër fitore në karrierë në eventin e zhvilluar në Shkodër ‘Fists of fire’.
“Ishte një kundërshtar që kisha kohë që e kisha studiuar sepse promotorët e këtij aktiviteti e kishin cilësuar si një nga ndeshjet më të bukura dhe ashtu ndodhi. Jam shumë i kënaqur për atë që përjetoi publiku sepse publiku i Shkodrës është i imi sepse aty kam filluar boksin, karrierën. Isha më i përgatitur dhe fitorja erdhi në krahun tim,”-u shpreh Nelson Hysa, boksier.
Për Nelsonin kjo ishte ndeshja e 15 e fituar në po kaq përballje në boksin profesionist, ndërsa për Report Tv tregoi sesa e rëndësishme është që humbjet të vijojnë zero.
“Na ndihmon shumë në anën psikologjike të jesh i pamposhtur, por është edhe një motiv për kundërshtarët që të vijnë të mposhtin një të pamposhtur. Shpresoj që ta mbajmë gjatë këtë shifrën e humbjeve me zero,”-tha ai.
Hysa zbuloi për Report TV se në fund të muajit maj do synojë një titull botëror për peshat e rënda në një ndeshje që do mbahet në Shqipëri.
“Bashkë me stafin e kemi marrë si të mirëqenë një ofertë që na ka ardhur nga një federatë ndër më kryesoret e botës për një titull shumë të madh. Ndeshja do jetë në Shqipëri sepse s’kemi ku tjetër ta bëjmë atë ndeshje aq të madhe. Nuk mund të zbuloj më shumë sepse ende nuk është shkruar në letër. Presim firmosjen dhe pastaj shpresoj ta ndaj me publikun sepse është diçka shumë e madhe që nuk ka ndodhur asnjëherë në Shqipëri,”-deklaroi boksieri.
Numrat dhe rekordet e arritura nga Nelson Hysa në boksin profesionist janë në më pak se dy vite karrierë.
Ne.k./E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?
-
Po
12.3%
-
Jo
83.6%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 2878
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'E nisa si hobi, prindërit nuk donin'! Boksieri Kaçiu: Kam fituar disa çmime ndërkombëtare, idhull kam Usyk
7 Qershor, 15:12
-
BOKS/ S'ndalet Nelson Hysa, mposht kolumbianin Troncoso dhe fiton titullin ‘IBO International’ për peshat e rënda! Fitojnë Alban Bërmeta e Denis Nurja
1 Qershor, 22:04
-
Boks/ Anulohet ndeshja e Amarildo Bakaj, një sportist humbet jetën nga goditjet e pësuara në ring
12 Maj, 22:17
-
Kampionati Evropian/ Boksieri Alban Beqiri ndalet në çerekfinale, Shqipëria mbetet pa medalje në Serbi
25 Prill, 10:31
-
VIDEO/ Humbja e parë në karrierë, Florian Marku kërkon të përballet sërish me Chris Kongon: Po punojmë për këtë gjë, do fitoj
18 Prill, 17:59
-
Florian Marku reagon pas humbjes: S'më pëlqejnë justifikimet, rikthehem më i fortë
2 Prill, 15:33
-
Florian Marku humbet ndeshjen e parë në karrierë, Chris Kongo fiton me pikë dhe merr titullin IBO Intercontinental
31 Mars, 22:34
-
Shkodra kryeqendra e boksit, përmbyllet 'Fists of Fire 2'! Nelson Hysa mbron titullin WBF, dominojnë sportistët kuqezi
31 Mars, 15:33
-
Në 2025 Shkodra do të jetë qyteti evropian i sportit! Benet Beci në ‘Fist of Fire’: Sporti, prioritet i bashkisë
31 Mars, 15:27
-
Të dielën takohen në ring, Florian Marku 'kërcënon' rivalin: Duhet të më hedhë 'KO', nuk jam këtu rastësisht
29 Mars, 13:32
-
Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë! Shumë pranë edhe Denis Nurja (FOTO)
29 Mars, 09:59
-
‘Grushti i Hekurt’ flet shqip/ Bermeta mposht turkun dhe kap majat e botës! Beqiri dhuron ‘show’: S’ndalem më
23 Mars, 13:01