Fogaçe
Përbërësiit:
600 gr miell

2 lugë çaji sheqer
1 lugë gjelle maja birre ( e thatë)
1 filxhan kafe vaj
1 lugë çaji kripë
1 gotë ujë i vakët
1 gotë qumësht
rozmarinë
dekori me ullinj, domate ( opsionale)
Përgatitja:
Në një tas vendosim miellin hapim një gropë në mes dhe shtojmë në të majanë e birrës, sheqerin, vajin, kripë, ujin, qumështin vazhdojmë përziejnë deri sa mielli përthith komplet lagështirën vendosim brumin në tavolinën e punës dhe e punojmë deri sat ë japim një formë të lëmuar. Vendosim më pas brumin në tas I bëjmë një prerje dhe më pas e mbulojmë me celefon. E lëmë burmin të vijë ( të fermentohet( për 2 orë në temperaturë ambienti. Pas 2 orëve brumin mund të hapim me duar në një tepsi dhe e lëmë të pushojë për 30 minututa të tjera. Më pas e spërkatim mirë me vaj dhe copëtojmë fije rozmarine të spërkatuara me kripë. Ju mund ti jepni shije me ullinj, domate etj.
MC/Shqiptarja.comKomente

