Ndihmat 1.15 miliardë € për rindërtimin/ Komisioneri i BE-së për Zgjerimin: Korrupsioni nuk do tolerohet, do jemi aty!

Ndihmat 1.15 miliardë € për rindërtimin/ Komisioneri i BE-së për Zgjerimin: Korrupsioni nuk do tolerohet, do jemi aty!

Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi

Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi vlerësoi Konferencën e Donatorëve për Shqipërinë të zhvilluar të hënën në Bruksel. I pyetur si do mund të mënjanohet rreziku i korrupsionit, ai është shprehur se kjo nuk do të tolerohet dhe se BE-ja do të ndjekë procesin që ndihma të shkojë aty ku është nevoja pas tërmetit tragjik. Përsa i përket mundësisë së hapjes së negociatave në mars Oliver Varhelyi shprehet me optimizëm të matur.

"Unë nuk do t'i bashkoja këto çështje, janë dy gjëra të ndara. Sot Shqipërisë i duhej ndihmë dhe ne e ndihmuam. Unë jam optimist, por i matur, kemi shumë punë përpara nesh dhe është shumë herët për të thënë diçka" tha ai. Nga Konferenca e Donatorëve që u zhvillua dje në Bruksel u mblodhën 1.15 miliardë euro grante, hua, e fonde për projekte zhvillimi nga rreth 100 vende (lexo ketu).

Cili është vlerësimi juaj tani në fund të konferencës, ku u mblodhën 1,15 miliardë euro për Shqipërinë? 

Oliver Varhelyi: Jam shumë i kënaqur! Ishte shumë pozitive, njerëzit erdhën këtu për të shprehur solidaritet me Shqipërinë, unë e shoh këtë si një angazhim të madh jo vetëm nga Europa, por edhe globalisht. Jam shumë i gëzuar të shoh se sa të angazhuar janë vendet e Bashkimit Europian për të mbështetur Shqipërinë dhe sa frymë pozitive ka për Shqipërinë. 

Cili do të jetë roli i BE-së në menaxhimin e fondeve të mbledhura? 

Sigurisht implementimi do të jetë çelësi, parimet, për të cilët kemi rënë dakord me Bankën Botërore dhe me institucionet e tjera financiare duhet të respektohen. Kemi vendosur marrëdhënje të mira pune me qeverinë e Shqipërisë deri më tani, e do të sigurojmë që paratë të përdoren arsyeshëm. Do punojmë edhe që të aftësohet Shqipëria për përballimin e tërmeteve në të ardhmen. Tani na duhet t'i investojmë me mençuri këto para. E do t'i ndihmojmë Shqipërisë ta bëjë këtë.

Si do mund të mënjanohet rreziku i korrupsionit?

Korrupsion nuk do të ketë dhe nuk do të tolerohet. Ne do të jemi të përfshirë në implementimin dhe është shumë e qartë se ku janë nevojat më të mëdha, në sektorin e strehimit dhe ndërtesat publike. Aty do të fokusohemi edhe ne. Dhe sigurisht, që nëse do mundemi t'i modernizojmë këto rajone në Shqipëri, do ta bëjmë këtë. Por siç thashë, ne do të jemi shumë të përfshirë në implementimin e fondeve dhe do të sigurojmë që të gjitha parimet dhe rregullat tona të respektohen. 

Duket si një moment pozitiv optimist për Shqipërinë tani, mendoni se ky do të vazhdojë edhe në mars me hapjen e shumëpërfolur të negociatave?

Unë nuk do t'i bashkoja këto çështje, janë dy gjëra të ndara. Sot Shqipërisë i duhej ndihmë dhe ne e ndihmuam. Sa i përket procesit të zgjerimit, Shqipëria ka dhënë rezultate dhe ne jemi duke punuar me ata, por edhe me vendet e BE që të jemi të gatshëm 'ti hapim negociatat e anëtarësimit. Por këto janë dy gjëra të ndryshme që nuk duhen përzier.

Por ju vetë a jeni optimist?

Unë jam optimist, por i matur, kemi shumë punë përpara nesh dhe është shumë herët për të thënë diçka. Por çfarë mund të them është, se ne në Komisionin Europian jemi shumë të përkushtuar për të arritur këtë, Shqipëria po ashtu është gjithashtu shumë e angazhuar të arrijë rezultate. Unë kuptoj sinjale pozitive nga vendet anëtare, por sërish e them, ne duhet të punojmë shumë dhe fort!/ DW

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 18/02/2020 11:12

    Nuk i duam se do na bejne skllever! Gjerat nuk jane ashtu sic thuhen. Ka dhe propagande partiake se pse i gjati duhet te thoshte qe nga Brukseli qe s ka me te mire se ai? Europianeve apo opozites po ja thoshte? Prandaj te mos pranohen keto pará se do behemi skllever te BE-se!

    Përgjigju
  • Loran: 18/02/2020 10:58

    Na doli qe qenka kredi e jo dhurat

    Përgjigju
  • Gege Kosova: 18/02/2020 10:11

    Ky fond nderkombetar per rindertim ne Shqiperi, eshte edhe sprove per qeveritaret e mbiqyrur gjate zbatueshmerise praktike per shtetin dhe shqiptaret.Ketu korrupsion,vjedhje keqperdorim jo se nuk duhet lejuar,por cdo tenetim,synim per keqperdorim te destinimit, duhet ashper ta ndeshkojme dhe ta izolojme per "mish thija" ne trup te shendosh.Kujdes cdo qindarka dhe cdo veprimi,jemi ne monitorim, kemi perkushtim kombetar e shteteror, sepse edhe kemi obligim ndaj qytetareve dhe kthimit te kredise se bute.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë