Foto/ Grabitja e Kredo.al, momenti kur 21-vjeçari futet në filial i maskuar dhe me çadër

Foto/ Grabitja e Kredo.al, momenti kur 21-vjeçari futet në filial i maskuar dhe me çadër

Momenti kur 21-vjeçari futet në filialin e Kredo.al

Ky është momenti kur Kristi Çinari autori i grabitjes së Kredo.al futet në institucionin financiar. Fotoja është kapur nga kamerat e sigurisë të institucionit dhe është siguruar nga gazetari i Report Tv Sokol Dema.

Nga pamjet shihet se ai ishte i maskuar dhe kishte edhe një çadër. Grabtija e Kredo.al ndodhi më 23 janar në "Rrugën Bardhyl" në zonën e Porcelanit në Tiranë gjatë paradites së sotme. Në këtë filial të institucionit financiar, Çinari vodhi një shumë prej 1 mln lekësh të vjetra. Report Tv mëson se në fakt, institucioni financiar ka deklaruar se janë vjedhur një shumë prej 5-6 mln lekësh të vjetra por policia shprehet se gënjen dhe se shuma është më pak.

Ai është ende në kërkim nga policia për kryerjen e disa grabitjeve duke përfshirë një farmaci në vitin 2017 dhe atë të një dite më parë. Lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në brendësi të farmacisë ai ka hyrë vetëm, ndërkaq nuk dihet nëse ka patur persona të tjerë që e kanë pritur jashtë. Deri tani dyshohet se ka marrë një shumë prej rreth 20 mijë lekësh.

Policia ka marrë pamjet e kamerave të sigurisë së farmacisë dhe po ashtu të bizneseve në afërsi për të zbardhur ngjarjen. Ai është kapur nga kamerat e farmacisë dhe duket se ka qenë i maskuar. Përballë tij ndodhet farmacistja e cila duket e tmerruar pasi është strukur dhe ka mbledhur duart nga frika.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës