TIRANË- Një moment i pazakontë është regjistruar në Samit.

Fotogafi Armand Babani ka shkrepur një moment pikant nga Samiti. Janë këpucët e një lideri Europian.  Bëhet fjalë për këpucën e kryeministrit holandez Mark Rutte.

“Është Mark Rutte. Është dhe shaka në Europë, që holandezët janë edhe pak kurnac”, tha Babani, në një prononcim për Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj. 

Ai ka zbuluar në Report Tv edhe se kush kanë qenë personazhet që kamera i “ka dashur” më shumë dhe kë jo.

“Më i vështirë ishte presidenti serb, Vuçiç se ishte shumë i ngurtë, ndërsa të tjerët ishin shumë të relaksuar”, tha Babani.

1670351834_318630456602262192108934336432273999109963n.jpg

Foto e shkrepur nga Armand Babani