Furtuna mbi deklaratat e Ministres së Shëndetësisë, çfarë tha Manastirliu në Kuvend?

Furtuna mbi deklaratat e Ministres së Shëndetësisë, çfarë tha Manastirliu në Kuvend?

Ogerta Manastirliu dhe Lulzim Basha

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është vendosur në qendër të një debati të fortë, fillimisht në mediat sociale, dhe më pas në selitë e partive politike, pas deklaratave të bëra dje në Kuvendin e Shqipërisë në lidhje me pandeminë. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në konferencën e përditshme për shtyp, ka sulmuar Kryeministrin Rama dhe ministren Manastirliu:

“E dëgjuat ministren e Shëndetësisë që tha do zgjedhim kush do trajtohet e kush nuk do marrë trajtim, e dëgjuan të gjithë tek e tha me zë e figurë do zgjedhim kush do trajtohet e kush jo. Pse?”

Përpara Bashës, Grida Duma dhe disa eksponentë të tjerë të Partisë Demokratike kanë sulmuar gjithashtu ministren Manastirliu për deklaratat e saj në Kuvendin e Shqipërisë. Po cila ishte deklarata që bëri Manastirliu, dhe që shkaktoi këtë furtunë këto dy ditë? Ministrja u shpreh:

“Por ajo që mund të bëjmë ne si qytetarë është të zbatojmë rregulllat e thjeshta, dhe ajo çfarë po bën qeveria është përgatitja për të përballuar çdo skenar. Por nuk duhet të shkojmë në mbingarkimin e sistemit shëndetësor ndaj masat që jemi duke ndërmarrë, qoftë përsa i përket parandalimit, qoftë përsa i përket izolimit nëpërmjet gjurmimit dhe testimit, qoftë përsa i përket kapaciteteve spitalore, shkojnë në këtë drejtim. Për të siguruar që të mundemi të frenojmë epideminë nëpërmjet zbatimit të rregullave, të mundemi të trajtojmë çdo qytetar në spitalet tona, duke mos i lënë asgjë mangut një trajtimi të mirëfilltë, siç po ndodh sot. Sepse nëse do kemi një mbingarkesë të spitaleve atëherë do të përballemi me vështirësi, do përballemi me zgjedhje se kush do trajtohet i pari, ashtu sikurse vende të zhvilluara janë përballur kur ka patur flukse të rasteve në spitale, ku janë detyruar të përzgjedhin kë të fusim në frymëmarrje të drejtuar”.

Ka një debat të madh sot, mes të qënit të drejtpërdrejtë dhe të ndarit të përgjegjësisë me qytetarët, dhe fshjehjes së të vërtetës dhe zbukurimit të fakteve. Ministrja e Shëndetësisë ka zgjedhur të jetë e drejtpëdrejtë me qytetarët, tek u ka kërkuar që zbatojnë rregullat dhe të shmangim skenarë, si ai që ndodhi në Italinë fqinje.

Në Italinë fqinje, në të gjithë deklaratat e qeverisë bëhet thirrje që qytetarët të jenë të kujdesshëm, për të shmangur skenarë si ai i marsit, kur u tejmbushën reanimacionet dhe situata precipitoi tej kapaciteteve të autoriteteve mjekësore.

Në Gjermani, autoritetet bëjnë thirrje për kujdes maksimal për të shmangur një katastrofë të mundshme, teksa kancelarja e ka quajtur Covid-19 sfidën më të madhe të kombit, që nga Lufta e Dytë Botërore. Autoritetet në Francë kanë paralajmëruar se izolimi i ri mund të zgjasë përte Krishtlindjeve, ndërkohë që paralajmërojnë për tejmbushje të kapaciteteve.

Eshtë e natyrshme që në një vit zgjedhor, kur duket se fushata po i ndez dalëngadalë motorrët e vet, gjithçka të përdoret për kapital politik. Vetëm se Lulzim Basha, si gjithmonë kur vjen fjala tek llogaritë, i ka bërë edhe këtë herë gabim. Shqiptarët nuk janë kurrësesi budallenj.

Në muajin e tetë të pandemisë, ata e kanë kuptuar tashmë se akuzat e ngritura mbi shkëputjen nga konteksti të fjalëve të autoriteteve shëndetësore, mund të të ndihmojnë të shtysh edhe gjysmë ore më shumë konferencën e shtypit, por ato nuk të ndihmojnë asnjëherë për të rifituar besimin e shqiptarëve, të cilët shohin tek Basha udhëheqësin që nuk u bë dot kurrë. / Lexo.al

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dangellia: 30/10/2020 21:49

    Ik lipsu ore pocaqi i peshtire.....ptuuuu bajge

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot Shqipëria dhe shqiptaria është në ditët e veta më të mira! Nuk kemi kohë për të humbur

Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot Shqipëria dhe shqiptaria është në ditët e veta më të mira! Nuk kemi kohë për të humbur