Garda sqaron: Pse i hoqëm mbrojtjen Sali Berishës

Garda sqaron: Pse i hoqëm mbrojtjen Sali Berishës

Garda e Republikës ka sqaruar se përse deputeti demokrat Sali Berisha sot nuk ishte i shoqëruar nga shërbimi mbrojtës që ky institucion i ofron Berishës, si ish-kryeministër.

Në një sqarim për heqjen e ruajtjes të Berishës, Garda thotë: Në përgjigje të interesit të disa mediave, lidhur me truprojet e zotit Sali Berisha, Garda e Republikës informon se në zbatim të Nenit 5, të Ligjit Nr. 8869, datë 22.5.2003 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, ku përcaktohet se Kryeministri i vendit përfiton shërbim ruajtje për një periudhe 3-vjeçare pas përfundimit të detyrës, është ndërprerë vijimi i mëtejshëm i këtij shërbimi.

Ky vendim vjen 6 vite pasi Berisha nuk është më kryemiinstër, kur pushtet u ndërruan dhe e maja fitoi zgjedhjet në vitin 2013. Vendimi është bërë i ditur vetëm pak pas nisjes së protestës së opozitës. 

 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Vllaznia prezanton Thomas Brdaric, zëvendëson Osmanin në stol! Trajneri flet shqip

Zyrtare/ Vllaznia prezanton Thomas Brdaric, zëvendëson Osmanin në stol! Trajneri flet shqip