Gati plani i menaxhimit të Parkut Kombëtar të Vjosës! Pirushi: Tani kemi një dokument për ta zbatuar

Plani i Integruar i Menaxhimit të lumit Vjosa është tanimë një dokument i përfunduar që i hap rrugë zbatimit në të gjitha njësitë vendore brenda Parkut Kombëtar të Vjosës.  Detaje të këtij plani u prezantuan në Fier gjatë një dëgjese publike nga Agjencia e Zonave të Mbrotjura, ku morën pjesë drejtues vendor, banorë të zonës përgjatë brigjeve të lumit.

“Keni dy lajme të bukura për të dhënë; Përfundimi i Planit të Integruar të Menaxhimit të Parkut Kombëtar Vjosa që do të thotë tani kemi një dokument përfundimtar për ta zbatuar, ndërkohë që lajmi tjetër është se Ministria e Mjedisit dhe Agjencia e Zonave të Mbrojtura po aplikojmë për një program të UNESCO që është “ Njeriu dhe Biosfera” dhe që bën zgjerimin e filozofisë, por edhe territoreve të Parkut dhe ku në qëndër është njeriu në natyrë”, tha Daniel Pirushi, drejtoreshë e përgjithshme e AKZM-së.

Pirushi theksoi se administratat publike në Fier, Vlorë dhe Gjirokastër po njihen me regjimin e ruatjes së Vjosës për një afat 10-vjeçar.

“Ne prezantuam një diagramë sa më të lehtë për tu kuptuar me qëllim njohjen e asaj se cfare lejohet dhe cfarë jo, që ta kuptojnë të gjithë përdoruesit”.

Plani i menaxhimit të Parkut Kombëtar të Vjosës do të krijojë mundësi ekonomike për komunitetet lokale, nëpërmjet zhvillimit të turizmit, thanë zyrtarët. Ndërsa banorët të cilët jetojnë përgjatë lumit Vjosa, shprehën shqetësim për dokumetacionin e pronësisë së tokës që mungon në pjesën më të madhe për shkak të problemeve me ndarjen e tokave.

R.D/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Notat e Shqipërisë: Hysaj shpëtoi kokën para golit, Asllani dukej si lojtar i Italisë, Broja i vetëm në shtëpi

Notat e Shqipërisë: Hysaj shpëtoi kokën para golit, Asllani dukej si lojtar i Italisë, Broja i vetëm në shtëpi