Reçel me karota dhe kanellë
Përbërësit:
1 kg karota
1 gotë sheqer
1 gotë ujë
Kanellë
Përgatitja:
Për reçelin karotat duhet të zgjidhen të llojit me lëng, të njoma dhe me ngjyrë të theksuar. Qërojmë karotat, i grijmë në rende dhe i vendosim në tenxhere. Hedhim ujë dhe i lemë të marrin 2-3 valë. Më pas shtojmë sheqerin dhe i lëmë karotat derisa të marrin formën e reçelit. Në fund hedhim kanellë pluhur dhe e vendosim reçelin në një kavanoz qelqi.
Komento