Goditi me grusht Sali Berishën në protestë, Gjykata pushon çështjen ndaj Gerti Shehut, do të shtrohet në psikiatri

Goditi me grusht Sali Berishën në protestë, Gjykata pushon çështjen ndaj Gerti Shehut, do të shtrohet në psikiatri

Gerti Shehu dhe momenti kur gjuan Sali Berishën me grusht

Gjykata e Tiranës pushon çështjen ndaj Gerti Shehut, i cili goditi me grusht Sali Berishën gjatë protestës së 6 dhjetorit 2022, ditën kur në Tiranë mbahej samiti i Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

Shkak është bërë papërgjegjshmëria mendore e 31 vjeçarit. Gjyqtari Gert Hoxha vendosi pushimin e çështjes penale ndaj Gert Shehut dhe shtrim të detyrueshëm në spital psikiatrik pasi nga ekspertizave rezultoi i papërgjegjshëm, informon gazetarja e Repor TV, Keti Banushi. 

Aso kohe, kreu i Rithemelimit akuzoi kryeministrin dhe qeverinë Rama se kishte gisht në këtë sulm ndaj tij. Ndonëse, kjo retorikë u pasua edhe nga mbështetësit e tij, në një prononcim të Report Tv mjeku i 31 vjeçarit e konfirmoi qysh më 6 dhjetor se Gert Shehu vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Lajm ne perditesim...

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 21/07/2023 11:44

    E SHERON ME MIRE BANDITI SAHALE LRIMINEL berisha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor