Greqia shpall të pafajshëm Jorgo Toton (Agim Kajmaku), PD: Gënjeu dekriminalizimin, t'i vihen prangat

Gjykata e Janinës në Greqi ka shpallur të pafajshëm Jorgo Toton (kryebashkiakun aktual të Vorës Agim Kajmaku) pas akuzave që ishin ngritur kundër tij që nga 2003 për falsifikim të kartëmonedhave. Report Tv zbardh vendimin e gjykatës së Janinës, ku theksohet se Jorgo Toto (Agim Kajmaku) i cili ka qenë në kërkim, të shpallet i pafajshëm për akuzën e falsifikimit të parave. I akuzuari Jorgo Toto ose Agim Kajmaku është përfaqësuar prej avokatit të tij në gjyq dhe pasi është shqyrtuar dosja, trupi gjykues vendosi se nuk ka asnjë përgjegjësi për ngjarjen e 13 janarit 2003 duke e shpallur atë të pafajshëm. 

Vendimi i plotë i gjykatës së Janinës
"Gjykata e Janinës e mbledhur në 12 shtator 2019 pas ndërprerjes së seancës së datës 11 shtator.  Të gjykohet i akuzuari i paraqitur (nëpërmjet avokatit të tij me prokurë, Jiorgo Toto, Thanas ose Thanasi, i Paraskevi, i lindur në 1971, Tiranë). Personi ka qenë në kërkim sipas vendimit nr. 79/2003 të gjykatës së Artës. Vendosim që i akuzuari të shpallet i pafajshëm për akuzën e falsifikimit të kartëmonedhave, për të cilat është akuzuar në Artë në 13.01.2003" mbyllet vendimi i gjykatës së Janinës.

Vendimi i gjykates se Janines ne Greqi

Me këtë vendim kryetari i bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku mbylli problemet me drejtësinë greke por jo me atë shqiptare. Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi deklaron se gjykata greke konfirmoi të gjithë denoncimet e Partisë Demokratike se Agim Kajmaku ishte në kërkim nga drejtësia greke, pasi është arrestuar në Janar 2003 me emrin Jorgo Toto dhe ai e kishte fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit. Gazment Bardhi kërkon shkarkimin nga detyra dhe arrestimin e Kajmakut me akuzën e fshehjes së arrestimit në Greqi me emrin Jorgo Toto.

"Gjykata e Janinës konfirmoi të gjithë denoncimet e Partisë Demokratike se Agim Kajmaku ishte në kërkim nga drejtësia greke, pasi është arrestuar në Janar 2003 me emrin Jorgo Toto dhe ai e kishte fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit. Seancat gjyqësore për Jorgo Toton e Bashkisë së Vorës, të zhvilluara në Janinë për 4 ditë, u japin fund zvarritjeve të prokurorisë për zbulimin e identitetit të kandidatit të Edi Ramës. Megjithëse i dha kohë të sigurojë që nuk futet në burg në Greqi duke mbyllur çëshjtjen atje, Agim Kajmaku ka punë me ligjin shqiptar. Vendimi konfirmon se Agim Kajmaku alias Jorgo Toto ka qenë me proces penal të hapur në Greqi dhe me urdhër arresti në fuqi, ashtu sikurse Partia Demokratike denoncoi.

Vendimi konfirmon se Agim Kajmakut, alias Jorgo Toto, nuk i lejohej nga ligji i dekriminalizimit të kandidonte për kryetar bashkie. Vendimi konfirmon se Agim Kajmaku, alias Jorgo Toto ka gënjyer në Formularin e Dekriminalzimit, duke kryer veprën penale të fallsifikimit të dokumenteve. Agim Kajmaku ka fshehur arrestimin në Greqi me emrin Jorgo Toto. Për këtë duhet të shkarkohet nga detyra dhe t’i vihen menjeherë prangat për shkeljen flagrante të ligjit të dekriminalizimit dhe mashtrimin e qytetarëve shqiptarë" deklaron Gazment Bardhi. 

PD-ja denoncoi pas zgjedhjeve se Agim Kajmaku me emrin Jorgo Toto ishte shpallur në kërkim në Greqi dhe këtë e kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit. Prokuroria shqiptare i mori shenjat e gishtave dhe i dërgoi në Greqi për të vërtetuar nëse Agim Kajmaku dhe Jorgo Toto ishin i njëjti person.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artur: 28/10/2019 19:14

    Pastaj nje gje tjeter nuk e kuptoj une kete emrin Jorgo toto nga e ka marre ai? Mos valle kemi te bejme dhe me falsifikim dokumentash ? Kuptohet qe e imja eshte thjeshte nje puetje se ndoshta zoteria i ka nderruar ne gjemdje civile dhe emrin dhe mbiemrin.

    Përgjigju
  • tex: 18/09/2019 09:23

    i fajshem apo i pafajshem ne greqi ,ketu ka genjyer.dhe kur nis me genjeshter pa hyr ne zyre imagjinoni cte bejn kur hyjn brenda.dhe ketu ska lidhje eshte i ps i pd.thjesht zbatoni ligjet ju lutem .ska nevoje per komente

    Përgjigju
  • emigranti: 17/09/2019 22:31

    Kur Gazment bushtra denoncoj ne emer te PD JORGO TOTON se ishte i njejti person AGIM KAJMAKU dhe e akuzonin se ishte denuar per fallcifikimin e 4850 eurove pas urdher arrestit dhe shpalljes ne kerkim nga policia Greke, kisha bere nje koment ku theksoja se JORGOJA po te mos ishte larguar dhe po te ishte perfaqesuar me nje avokat te mire do te dilte i pafajshem qe ne vitin 2003 per disa fakte qe ishin ne favor dhe jo ne disfavor te tij.Por shqetesuese eshte tendenca e kesaj partie te degjeneruar qe eshte e mbushur me vrases dhe hajdute per te denigruar edhe njerez te pafajshem dhe per ti perdorur ne luften te ashtuquajtur politike me PS.JORGO TOTO nuk duhet te denohet as ne Shqiperi per fshehje denimi sepse denim ska patur asnjehere dhe tjetra ska patur dijeni as per urdher arrestin e leshuar kunder tij.Per sa i perket eshte apo nuk eshte JORGOJA, AGIM KAJMAKU ne vendimin e gjykates se JANINES nuk behet fjale per te njejtin person por vetem se JORGO TOTO nuk ishte prezent ne seancat gjygjesore dhe perfaqesohej nga avokati i tij.Ne qofte se do te ishte i njejti person avokati ishte i detyruar te deklaronte te dy emrat edhe JORGO dhe AGIM per arsyen e thjeshte se pashaporta me emrin TOTO nuk eshte me efektive dhe as karta e tij e identitetit.Nga kjo del qarte se nuk behet fjale per te njejtin person sepse avokati detyrohjet nga ligji ne dokumentin e perfaqesimit (eksusiodhotisi)te deklaroj cdo ndryshim te mundshem te te dhenave personale te klientit te tij.Kjo tregon se JORGO TOTO vazhdon me keto gjeneralitete jeten e tij dhe sot e kesaj dite.Konkluzionet jane tuajat.

    Përgjigju
  • Papi: 17/09/2019 21:30

    Kush e rruan se eshte apo jo i pafajshem Ajo qe vlen eshte a shenoi ai arrestimin ne formular dhe a shenoi ai gjithashtu qe kishte nje gjygj hapur te tjera jane perralla

    Përgjigju
  • Ledis: 17/09/2019 20:38

    Ligjin e ben Maliqi.Nuk le kush karrigen ne Shqiperi,kot lodhen.Ky shtet eshte kalbur nga rrenjet.Ketu nje iken,10 vijn.Qe sot duhet te ishte shkarkuar nga qeveria dhe jo te vazhdoj sikur mos ket ndodhur asgje

    Përgjigju
  • Arbëri: 17/09/2019 20:24

    Vërja prangat bashës, salianjit berishës & c pastaj hani m... sa të mundeni o rrugaq....!

    Përgjigju
  • tori: 17/09/2019 19:56

    interesant Ju doli shpuar edhe mashtrimi I radhes.Tani qe doli I pafajshem ne gjykatat greke ky person nuk eshte KRIMINEL o maskarej te kryesis PD ,banda e mashtrimit e manipulimit per cdo gje.Fillimi mashtrimeve po I vjen fundi.Ndeshkimi do fillojne me mashtruesin Salianji me mashtrimin "serioz" Babale,do vazhdoj me mashtruesin BARDHI per akuzat ndaj 'KRIMINELIT" gjithenje sipas PD,A.Kajmaku e do vazhdoj edhe me mashtrimin zyrtar te PD ndaj M.BABANI.Besoj ky lloj brezi qe drejton sot PD duhen patjeter te ndeshkohen nga gjykatar perkatese.Ju lutem mos mashtroni se paku per 1 jave,se na lodhet e na merzitet pa fund.Faqezes te lindur

    Përgjigju
    • Ermal: 17/09/2019 21:37

      Lexo shqip o tori lexo shqip e thellohu pak. Mos u entuziasmo nga titulli redaksional qe ve media kazanit. Lexo po munde ligjin dekriminalizimin, lexo se cfare duhet te deklaronte zoti kajmaku, lexo vendimin e gjykates greke e pastaj fillo komento kuturu si militant partie. Keta kajmaket e babanet jane llumi shoqerise qe i intereson kryministrit ti zhgaravise nga mengjesi nw darke. Keta tipat qe mbron me zjerr nuk jane as inxhinjera, as doktore, as arkitekte, keta jane sipermarres biznesmene me pare sot qe dje jane marre rrugeve europes me krime ordinere. Epo keta lloj mostrash nuk i ka hak populli ndershem e punetor. Dakort o tori, jemi ne rregull. Vazhdo militantizmin tani, se e futi rama per pak bashen ne burg. Ata jane shoke te ngushte o tutkun, ata sbejne dot pa njeri tjetrin, gjithe pislleqet i bejne bashke e populli idjot vazhdon ben tifo 8 vjet per njerin e 8 vjet per tjetrin.

  • YYY: 17/09/2019 19:38

    Ndodhe qe edhe Gazja ka te drejte, si ne kete rast. Kajmaku ka konsumuar veper penale, prandaj duhet te jap doreheqjen e pergjigjet para drejtesise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Pamjet me dron nga protesta te Bashkia e Tiranës, momenti i shpërthimit të molotovëve

Pamjet me dron nga protesta te Bashkia e Tiranës, momenti i shpërthimit të molotovëve