Gurabie të mbushura trëndafil nga zonja Vjollca

Gurabie të mbushura trëndafil

Përbërësit:

300 ml qumësht të vakët

10 gr maja e thatë

100 gr sheqer

70 ml vaj bimor

2 të bardha veze

1 pako vanilje

650-700 gr miell

1 lugë kafe kripë

Mbushja

150 gr gjalp

200 gr rrush I thatë

2 të verdha veze për lyerje

Mjalt për lyerje në fund pas pjekjes

Përgatitja:

Fillimisht vakim qumështin dhe vendosim në një tas të bollshëm shtojmë në të majanë e thatë, sheqer, vaj dhe I përziejmë me tel dore të gjithë përbërës sëbashku deri sa sheqeri dhe majaja të fillojë të shkrijë. Më pas shtojmë 2 të bardhat e vezëve( Të verdhat u ruajmë mënjëanë) 1 pako vanilje dhe vazhdojmë përzierjen me tel dore, shtojmë miellin duke e situr atë dhe 1 lugë kafe kripë, e punojmë brumin me dore deri sa përbërësit të lidhen në një brumë të butë si për byrek që nuk ngjitet nëpër duar.

E mbulojmë brumin në tas dhe e lëmë atë të dyfishohet për 50 minuta. Pasi të kalojë kjo kohë e nxjerrim brumin e punojmë pak lehtë dhe e ndajmë në 8-10 kulac, varet sat ë mëdha I doni gurabijet. Hapim secilën nga kulcaet në një petë të tradhë 2 mm praaa 0…2 cm diametër I petës të jetë  25 cm Lyejmë petën me gjalp ambienti dhe e mbledhim role si një cibuk të trashë. E presim cibukun horizontalisht për së gjeri duke e lënë prerjen deri në 1 cm e fundit prerjet I kalojmë mbi njëra jetrën si litar dhe në fund rrotullojmë njërin skaj atë që e kemi lënë 1 cm duke e mbledhur kulac kështu na formohet një formë si trëndafil.

Të njëjtin veprim bëjmë dhe me petët e tjera. Vendosim ato në një tepsi ku kemi shtruar letër pjekje I lyejmë në fund me të verdhat e vezëve që ruajtëm mënjanë dhe I vendosim në furrën e parangrohur në temperaturë 190 gradë Celsius për 25 minuta. Pasi I nxjerrim nga furr ashtu të ngrohta I lyejmë me furcë me pak mjaltë dhe I shërbejmë.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Gruaja i vendos flakën gomave të makinës pranë ish-fabrikës së Sodës, tymi i zi mbulon zonën

Vlorë/ Gruaja i vendos flakën gomave të makinës pranë ish-fabrikës së Sodës, tymi i zi mbulon zonën