Pas sulmit të mbrëmshëm ndaj Komisariatit nr. 3 në Tiranë, godina ka ende gjurmët e dhunës. Xhama të thyer, mure të mbuluara me parulla dhe dëme të shumta në ambientet e brendshme janë pasojat e sulmeve nga një grup protestuesish.
***
Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, pas rreth dy orësh protestë para Kryeministrisë, një grup protestuesish u drejtuan drejt Komisariatit nr. 3, ku mbaheshin të ndaluar personat e arrestuar gjatë protestës e së enjtes para Parlamentit.
Një grup të rinjsh, disa prej tyre të maskuar, sulmuan godinën me gurë dhe shkopinj, duke thyer xhamat, dëmtuar derën kryesore dhe depërtuar në ambientet e pritjes së komisariatit.
Reagimi i policisë ishte i menjëhershëm. Efektivët krijuan një kordon sigurie dhe përdorën ujë për të larguar protestuesit. Sot deri në orët e paradites gjurmët e dhëns ishin ende aty Gurë e xhama të thyer në çdo cep.
Sot punonjësit e komisariatit po pastronin muret nga parullat e shkruara me bojë, mes tyre "Rama në burg, Berisha në burg" dhe "Ne me vezë, ju me dhunë".
Copa xhamash janë të shpërndara në të gjithë hapësirën ku ndodhi sulmi.sera e sallës së pritjes së qytetarëve është shkatërruar pothuajse plotësisht dhe një prej dritareve është shkulur nga vendi.
Nuk duket rastësore fakti që të njëjtat maska të vëna nga dhunuesit e ambienteve të rajonit të policsë, u panë edhe gjatë protestës që u mbajt para Kryeministrisë.
Situata u tensionua kur pas rreth dy orësh fjalime para Kryeministrisë, protestuesit marshuan drejt Komisariati nr. 3 në rrugën "Mine Peza", ku mbaheshin 21 protestuesit e arrestuar nga protesta tek Kuvendi që ndodhi me 2 korrik. Gjithçka ndodhi rreth orës 23:45, një grup protestuesish, disa prej tyre të maskuar, sulmuan komisariatin me gurë dhe shkopinj, duke thyer xhamat. Ata dëmtuan edhe derën hyrëse dhe disa arritën të futeshin në ambientet e pritjes.
Policia reagoi menjëherë duke krijuar një kordon sigurie rreth komisariatit dhe përdori ujë për të shpërndarë protestuesit. Megjithatë, një grup u ulën përballë efektivëve me thirrjet "Lironi çunat", "Polici e krimit" dhe "Nuk kemi frikë".
Po këtë të diel, 21 protestuesit e arrestuar gjatë protestës së 2 korrikut para Kuvendit dalin para Gjykatës së Tiranës për vlerësimin e arrestit në flagrancë. Jashtë gjykatës janë mbledhur protestues dhe përfaqësues të Grupit Koordinues, të cilët kërkojnë lirimin e tyre.
Komente










Po dhe ju policët qenkeni të mbaruar nuk mbroni dot veten më mirë ta lini punën njeriu që nuk është për vete nuk vlen për asgjë.
Përgjigju