Protesta e dhunshme e opozitës, arrestohen edhe 2 militantë! Njëri prej tyre hodhi molotov gazetarëve në tubimin e PD në 28 maj, theu 'arrestin shtëpiak'

Tirane- Policia e Tiranës vijon arrestimet e militantëve të Berishës të cilët në protestën e 7 tetorit 2024 hodhën molotovë drejt kryeministrisë, selisë PS dhe 2 ministrive si dhe vandalizuan duke thyer xhamat e reklamave në Tiranë.

Në pranga kanë rënë Sokol Bushkolaj dhe Gentjan Tuga. 49 vjeçari nga Kruja nuk është një emër i panjohur për policinë e Tiranës. Ai u arrestua pas protestës së 28 majit para Bashkisë së Tiranës pasi akuzohet si autori i  hedhjes së molotovit që rrezikoi jetën e gazetarëve dhe qytetarëve. Report Tv dhe Shqiptarja.com siguroi dhe momentin kur protestuesi sulmon me molotovë. Në këtë protestë Bushkolaj shfaqet totalisht i maskuar me qëllim që të mos identifikohet nga policia. 

Në protestën e 7 tetorit, 49-vjeçari nga Kruja, i cili ishte me masë arresti shtëpiak nga Gjykata e Tiranës, theu vendimin dhe iu bashkëngjit grupit që hodhën breshëri molotovësh nëpër institucione shtetërore dhe selinë e PS-së të hënën. Pavarësisht maskimit me fytyrën mbuluar, policia arriti ta identifikojë dhe ta akuzojë për goditje për shkak të detyrës, shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse dhe largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar më datë 07.10.2024, ndaloi shtetasit:     
Sokol Bushkolaj, 49 vjeç, banues në Krujë, për veprat penale "Goditjet për shkak të detyrës", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse" dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit", parashikuar nga nenet 237, 282 dhe 323 të Kodit Penal;

- Gentjan Tuga, 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Goditjet për shkak të detyrës" dhe "Shkatërrimi i pronës", parashikuar nga nenet 237 dhe 150 të Kodit Penal.

Ndërsa 5 janë nën hetim, mes tyre njëri është I mitur.

Nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit H. B., 68 vjeç, I. T., 49 vjeç, K. K., 43 vjeç, M. T., 24 vjeç, dhe një shtetas të mitur 17 vjeç, për veprat penale "Prishja e rendit dhe qetësisë publike" dhe "Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik", parashikuar nga nenet 274 dhe 236 të Kodit Penal.

Deri tani janë  3 të arrestuar pas protestës me mololtovë pasditen e 7 tetorit, ku u sulmua Kryeministria, ministritë, Bashkia e Tiranës, si edhe selia e PS.  Po kështu numri dy i Partisë Demokratike, Flamur Noka, kreu i grupit, Gazment Bardhi dhe sekretari organizativ, Minarolli janë vënë në hetim.

Ndërkohë, 9 protestues të cilët dyshohet si autorë të hedhjes me molotovë, janë shpallur në kërkim, mes tyre edhe një 17-vjeçar, për veprat penale "Prishja e qetësisë publike", "Goditjet për shkak të detyrës", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", "Shkatërrimi i pronës", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse" dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik”.

S.G/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • PSD: 09/10/2024 11:32

    Nje tropojan percares dhe nje jevg tiranas keta jane mbeshtetesit mbrapa vazhdoni e flisni se si PD e voton veriu vendit, hajde tung

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Rama: S’japim më leje ndërtimi për pallate e resorte nëse nuk bëjnë hapësira për fëmijë

Rama: S’japim më leje ndërtimi për pallate e resorte nëse nuk bëjnë hapësira për fëmijë