Samiti i Tiranës, Hohmann nga Korça: Për herë të parë mbahet jashtë BE! Tregon rëndësinë që ka për ne integrimi

Mbajtja e samitit BE-Ballkani Perëndimor jashtë Bashkimit Europian, për ambasadoren e Bashkimit Europian në vendin tonë, tregon rëndësinë që ka për Unionin, Ballkani Perëndimor. Christiane Hohman thotë se më 6 dhjetor Tirana do të mbledhë liderët më të rëndësishëm europianë.

Sa i përket nivelit të kriminalitetit dhe korrupsionit në vend, Hohmann përmend raportin e KE duke thënë se çështje e rëndësishme mbetet lufta kundër korrupsionit.

“Në fakt është hera e parë që samiti BE-Ballkani Perëndimor organizohet jashtë BE dhe vjen në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kjo tregon dhe rëndësinë që ka për ne i gjithë rajoni dhe anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Edhe puna që do të bëjnë këto vende drejt BE dhe për faktin që në Shqipëri do të vijnë në 6 dhjetor liderët e të gjithë vendeve.

Ju mund të dini se rreth 10 ditë më parë, KE ka botuar raportin vjetor për të gjtihë vendet e rajonit, përfshirë dhe Shqipërinë. Është raport që përfshin gjendjen e vendit. Për të gjithë ata që janë të interesuar, në raport një pjesë e rëndësishme ka të bëjë me sundimin e ligjit. Raporti është i qartë sa i përket konsolidimit dhe për të luftuar çështje si lufta kundër korrupsionit”, tha Hohmann.

Për amnistinë fiskale, Ambasadorja ka zgjedhur që të mos shprehet duke hedhur topin tek qeveria. Më herët ajo është shprehur kundër kësaj nisme ligjore të ardhur nga anketa kombëtare e zhvilluar këtë vit.

Më 6 dhjetor, liderët e Bashkimit Europian do të vijnë në Tiranë pasi do të mbahet samiti i radhës BE-Ballkani Perëndimor. Në samitin që mbahet për herë të dytë brenda vitit, mes liderëve që pritet të vijnë në kryeqytet janë presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni dhe kancelari gjerman Olaf Scholz.

Samiti vjen në një moment kur Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë nisur negociatat, ndërsa Kosova pret liberalizimin e vizave dhe Bosnje-Hercegovina pret statusin e vendit kandidat. Nga ana tjetër, Serbisë po i kërkohet më shumë progres në dialogun me Kosovën për të avancuar në procesin e integrimit në BE.

Ballkani Perëndimor ka kërkuar të mos lihet vetëm nga Brukseli përballë krizës energjetike me të cilat po përballet e gjithë bota. Ndërkohë BE ka premtuar se do të përfshijë 6 vendet e BE në projekt e saj për t’iu gjendur pranë në këtë periudhë krize.

/K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në lagjen ’24 Maji’, 1 i plagosur (EMRI)

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në lagjen ’24 Maji’, 1 i plagosur (EMRI)