Ish kreu i PD në Kukës, Ibsen Elezi protestë para selisë blu: Basha të largohet, PD është shtëpia e demokratëve (VIDEO)

Humbja për herë të 3-të e zgjedhjeve nga PD dhe mosmbajtja e përgjegjësisë për humbjen nga Lulzim Basha, ka risjellë reagimet e forta të demokratëve që kërkojnë largimin e tij nga drejtimi i PD. Ish kreu i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi, siç e kishte paralajmëruar një ditë më parë është shfaqur para selisë blu duke protestuar për largimin e Lulzim Bashës.

Elezi është tensionuar dhe acaruar me faktin se ka hasur pengesa për të hyrë në selinë blu. Ai tha për mediat se PD është shtëpia e demokratëve dhe jo e personave të caktuar. Elezi ka kërkuar largimin e Bashës, sipas të cilit me papërgjegjshmërinë dhe paaftësinë e tij ka sjell humbje në mënyrë të vazhdueshme për partinë duke prerë në besë demokratët.

‘Kjo është shtëpia e demokratëve, ai tjetri ka frikë. Këtu dalin ca njerëz dhe na thonë se ne nuk ju lëmë brenda, pasi kjo është shtëpia jonë. Kjo është shtëpia e demokratëve dhe nuk është shtëpia e askujt. Ne hyjmë edhe me zor, por është turp që të prezantohem me një akt dhune dhe konflikti. Se dhe ato njerëzit aty i kanë prerë në besë", tha Elezi.

Të parët që u zhgënjyen nga fjalimi që Lulzim Basha mbajti për te justifikuar humbjen e radhës, ishte anëtari i kryesisë Fatbardh Kadilli, pasua nga ish presidenti Bujar Nishani, Edvin Kulluri dhe të tjerë demokratë që kanë kërkuar largimin e tij.

1619606123_ibsenelezisot7.jpg

Ibsen Elezi dhe momenti kur e largojnë nga selia e PD


Lajmi kryesor:

Demokratët kërkojnë largimin e Bashës, Kulluri: Të dorëhiqet dhe t’i hapë rrugën reformimit të PD! Ristani: Na udhëhoqi 2 herë drejt humbjes me gabime të përsëritura!


I.K/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja