Demokratët kërkojnë largimin e Bashës, Kulluri: Të dorëhiqet dhe t’i hapë rrugën reformimit të PD! Ristani: Na udhëhoqi 2 herë drejt humbjes me gabime të përsëritura!

Humbja e thellë e Partisë Demokratike, ka sjellë një revoltë brenda kësaj partie ku zëra të fuqishëm të djathtë kërkojnë që të largohet kreu i PD-së si përgjegjës kryesor për humbjen.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka kërkuar që kreu i PD më së paku të dorëhiqet me dinjitet dhe t’i hapet rrugë reformimit të Partisë Demokratike. Këshilli Kombëtar duhet të marrë përgjegjësinë që i takon dhe ja ka përcaktuar statuti. Kulluri kërkon që të reformohet thellësisht dhe ideologjikisht, po ashtu edhe nga ana organizative, përndryshe thotë ai PD do të mbetet spektatorë e kundërshtarit.

'Te gjithe ata qe mendojne se opozita i humbi zgjedhjet ne 45 ditet e fushates e kane gabim!  Kushdo qe mendon se heqja e Bashes dhe zevendesimi me nje kryetar tjeter e ka gabim po ashtu!

Partia Demokratike duhet te vendose te reformohet thellesisht si ideologjikisht ashtu edhe organizativisht! Nje parti serioze nuk mund te jete edhe liberale edhe social-demokrate edhe konservatore njekohesisht! Po aq sa nuk mund te jete model qeverisjeje nese nuk perfill anetaresine, strukturat lokale dhe qendrore por funksionon si sekt i kryetarit! Garancia e suksesit jane parimet dhe vlerat!

Perndryshe PD do mbetet spektatore e fitoreve te kundershtarit! Ndaj Keshilli Kombetar duhet te udheheqe nje proces zgjedhor dhe debati politik ne baze per te perfunduar me zgjedhjen e forumeve drejtuese dhe kryetarit te ri! Dhe po aq e rendesishme eshte miratimi i nje statuti te ri demokatik ku ndarja e pushteteve te garantoje lirine e debatit, konkurencen e hapur dhe autonomine e nevojshme te strukturave lokale!

Kete proces nuk mund ta udheheqe Lulzim Basha qe me se paku te dorehiqet me dinjitet per ti hapur rrugen reformit te Partise Demokratike! Keshilli Kombetar duhet te marre pergjegjesine qe i takon dhe ja ka percaktuar statuti! Partia Demokratike eshte prone e demokrateve dhe aset publik, ndaj duhet te sillet si e tille!’- shkruan Kulluri.

Të zhgënjyer nga fjalimi që Lulzim Basha mbajti një ditë për te justifikuar humbjen e radhës, ish presidenti Bujar Nishani doli hapur kundër liderit të Partisë Demokratike nga i cili po priste dorëheqjen. Para Nishanit edhe anëtari i kryesisë Fatbardh Kadilli sot ka kërkuar largimin e Lulzim Bashës.

Zërat që kërkojnë largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së janë shtuar, duke e bërë atë përgjegjësin kryesor për këtë humbje. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:43
Ish kreu i PD në Kukës, Ibsen Elezi protestë para selisë blu: Basha të largohet, PD është shtëpia e demokratëve (VIDEO)

Humbja për herë të 3-të e zgjedhjeve nga PD dhe mosmbajtja e përgjegjësisë për humbjen nga Lulzim Basha, ka risjellë reagimet e forta të demokratëve që kërkojnë largimin e tij nga drejtimi i PD. Ish kreu i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi, siç e kishte paralajmëruar një ditë më parë është shfaqur para selisë blu duke protestuar për largimin e Lulzim Bashës.

Elezi është tensionuar dhe acaruar me faktin se ka hasur pengesa për të hyrë në selinë blu. Ai tha për mediat se PD është shtëpia e demokratëve dhe jo e personave të caktuar. Elezi ka kërkuar largimin e Bashës, sipas të cilit me papërgjegjshmërinë dhe paaftësinë e tij ka sjell humbje në mënyrë të vazhdueshme për partinë duke prerë në besë demokratët.

‘Kjo është shtëpia e demokratëve, ai tjetri ka frikë. Këtu dalin ca njerëz dhe na thonë se ne nuk ju lëmë brenda, pasi kjo është shtëpia jonë. Kjo është shtëpia e demokratëve dhe nuk është shtëpia e askujt. Ne hyjmë edhe me zor, por është turp që të prezantohem me një akt dhune dhe konflikti. Se dhe ato njerëzit aty i kanë prerë në besë", tha Elezi.

Të parët që u zhgënjyen nga fjalimi që Lulzim Basha mbajti për te justifikuar humbjen e radhës, ishte anëtari i kryesisë Fatbardh Kadilli, pasua nga ish presidenti Bujar Nishani, Edvin Kulluri dhe të tjerë demokratë që kanë kërkuar largimin e tij.

1619606123_ibsenelezisot7.jpg

Ibsen Elezi dhe momenti kur e largojnë nga selia e PD
Ora 11:32
Arben Ristani: Basha na udhëhoqi 2 herë në humbje me gabime të përsëritura! Duhet të tërhiqet ose vazhdon e mban partinë për përfitime personale

Ish-sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka akuzuar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha për humbjen në zgjedhjet parlamentare.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Ristani shkruan se Basha bëri gabime të njohura dhe të përsëritua, në mënyrën si e drejtoi opozitën dhe nuk bindi shqiptarët se mund të ishte për ta kryeministri duhur.

Ai shkruan se Basha e udhëhoqi partinë dy herë në humbje të pushtetit qendror dhe lokal dhe nuk ka asnjë shans që herën tretë të fitojë.

Ristani shprehet se politika është moral dhe kur humb zgjedhjet në mënyrë të përsëritur duhet të tërhiqesh me dinjitet, ndryshe vazhdon mban “dyqan” për përfitime personale.

Ora 11:06
Nënkryetari i FRPD-së ‘shpërthen’ ndaj Bashës: Humbës serial, jep dorëheqjen! Ik vetë ose do të largojnë demokratët

Nënkryetari i FRPD-së, Lisandër Hoxha ka shpërthyer ashpër ndaj kreut të PD, Lulzim Basha pas humbjes së tij të thellë në zgjedhjet parlamentare.

Hoxha e quan Bashën një humbës serial që i fali mandatin e 3 Ramës dhe se priste prej tij të dorëheqjen dhe jo të sillej si një sharlatan.

Nënkryetari i FRPD-së me tone të ashpra, shkruan se koha e Bashës ka mbaruar dhe se do të përballet me demokratët të cilët nuk e falin dot 4 herë.

“Humbësit nuk kanë asnjë moral që të kërkojnë prej nesh përkrahje. Ata, nëse nuk largohen duke marrë përgjegjësitë, do të duhet që ne demokratët t'i largojmë!”, shkruan Hoxha e revoltuar.

Hoxha nuk është i vetmi i cili ka shpërthyer ndaj Bashës duke e bërë përgjegjës për humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare.

Humbja e thellë e Partisë Demokratike në këto zgjedhje ka nisur “luftën” brenda PD-së.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale