Protesta e Rithemelimit, Veliaj: Bashkia e njerëzve të punës, jo e Mulit e vajzës së Saliut! Tirana do shkojë më lart, hienat e llapaqenëria poshtë

TIRANE- Nga Farka, kryebashkiaku Erion Veliaj komentoi sot (1 maj 2024) edhe një herë protestën që Rithemelimi zhvilloi para bashkisë së Tiranës dje për 3 orë. Duke shpalosur objektivin se mandatin e tretë do ta mbyllë me 2 milionë pemë të mbjella, Veliaj tha se bashkia e Tiranës është e njerëzve të punës dhe jo e të pa-punëve që akuzojnë vetëm për të përfituar diçka.

“Për të gjithë ata që shtyhen dhe çirren, për të gjithë ata që vjellin vrer non stop nëpër televizione për Bashkinë e Tiranës, nuk e kanë me ju, se e shijojnë lezetin që u është rritur vlera pronës e shtëpisë, e kanë me mua, se duke i rënë kryetarit mendojnë se kapin ndonjë vilë tjetër, se kapin ndonjë një zarf tjetër; duke i rënë kryetarit mendojnë se do dorëzohem e do lodhem dhe do ta ndërpres këtë kontribut. Unë jam më i vendosur e më energjik se kurrë” tha Veliaj

Ironizoi protagonistët kryesorë të protestës së Rithemelimit, familjarët dhe bashkëpunëtorët e Sali Berishës që i prinë militantëve.

“Kur mendoj se një pjesë e vogël ende beson te vandalizimi, te sherri, te molotovi, te shtyrja e policëve, harrojnë se bashkia nuk është ajo godina ku kam zyrën unë. Bashkia janë njerëzit, bashkia janë punëtorët, bashkia janë projekte, bashkia është ky komunitet që i ka dhënë dashuri, cilësi dhe një kontribut të jashtëzakonshëm. Këta janë bashkia, nuk është një ndërtesë. Futu në ndërtesë, por çfarë do bësh? Imagjinoni të futet Mul Noka në ndërtesë, çfarë do bëjë? S’ka drejtuar ndonjëherë shtet, s’ka bërë ndonjëherë prokopi. Imagjino të futet goca e Saliut dhe çuni i Fariut… futuni, është një ndërtesë, por nuk është ndërtesa institucioni. Institucioni, bashkia e qytetit, janë njerëzit e mrekullueshëm që punojnë përditë e përditë”, tha Veliaj.

Nxiti punonjësit e bashkisë të vijojnë punën pa u shqetësuar, pasi protestuesit janë vetëm një pakicë, ndërsa shumica përfaqëson punën.

 “Tirana do shkojë lart e më lart, hienat do shkojnë poshtë e më poshtë. Puna do vlerësohet gjithmonë e më shumë dhe llapaqenëria do vlerësohet gjithmonë e më pak. Merrni zemër se qyteti i përket njerëzve të punës, njerëzve të ndershëm dhe njerëzve të drejtë, që bashkëpunojnë, që duan të ecin përpara dhe që shikojnë te secili që në të majtë dhe të djathtë kanë një aleat, një shok, një shoqe, një motër, një vëlla, në misionin tonë për ta çuar Tiranën përpara. E keni vënë re thonë duam monumentet e kulturës e shkatërrojnë bashkinë që është monument kulture. I kërkojnë protestat për dhunë në emër të një institucioni për teatrin që nuk ishte monument kulture por kashtore qerpiçi, që as në Farkë nuk ka ngelur banesa të tilla” , tha ai.

Veliaj komentoi edhe kritikat nëpër studio televizive.

“Të rrish në studio e të japësh mend se në Tiranë nuk bëhet asnjë punë, pasi je bërë llucë në kazino, është kollaj. Nga divani të gjithë janë mjeshtra, tregojnë edhe si qeveriset bota, planeti dhe universi. Të dalësh në rrugë me fshesë, me lopatë, të sigurohesh që krasitet, që pastrohet, t’i rrish punës tek koka, ky është heroizmi i shekullit ku jetojmë dhe këta janë njerëzit, heronjtë tanë të punës”, u shpreh Veliaj.

 Protesta përpara bashkisë së Tiranës u mbajt në të njëjtën kohë kur kryebashkiaku Veliaj la pas 8 orësh Prokurorinë e Posatçme, ku për herë të parë dha shpjegime për çështjen e inceneratorëve. Veliaj tha se shkoi si bashkëpunëtor.

Në ceremoninë e veçantë në Parkun Helen, pranë Liqenit të Farkës, kryebashkiaku Erion Veliaj falenderoi secilin prej donatorëve që dhanë një dorë për shtimin e gjelbërimit, si dhe shprehu mirënjohjen për çdo punëtor të Bashkisë së Tiranës, duke u uruar Festën e Punëtorëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:44
Veliaj për analistët e darkës: Shohin vetëm zi dhe i trullos lopata

1714563853_veliaj.jpg

Fushatës së mbjelljeve të Bashkisë së Tiranës i janë bashkuar edhe shumë ambasada në vendin tonë, të cilat kanë dhënë një kontribut të çmuar për shtimin e gjelbërimit. Kryebashkiaku Erion Veliaj u bëri thirrje edhe disa analistëve, që në vend të sulmeve për çdo punë, të japin edhe ata kontribut për qytetin ku jetojnë.

“Shoh ndonjëherë këta analistët në darkë dhe them: Po mirë, vjen ambasadori i Ukraines nga dy mijë kilometra larg, nje vend qe është në luftë, dhe merr lopatën te mbjelle nje peme. Ky park quhet Parku Helen sepse pemet i ka sjellë ambasada greke; atje më tej eshte Parku Polak, atje Parku Ukrainas, dhe meazallah se e kapin ndonjehere lopaten këta që shohin vetëm zi dhe vetëm keq. I zë lopata, i trullos lopata, nuk dinë si të orientohen, e kanë alergji lopatën. Qytetar të bën mënyra se si sillesh, jo certifikata e lindjes”, tha Veliaj.

Ora 15:09
Veliaj: Së shpejti nis puna për një park të ri, lidh parkun e Liqenit të Tiranës me parkun e Liqenit të Farkës! Dy parcela të reja për varreza

1714570386_var.jpg

Bashkia e Tiranës është dakordësuar me Fondin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe shumë shpejt do të nisë puna për krijimin e një parku linear, që do të lidhë Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës me Parkun e Liqenit të Farkës. Lajmin e bëri me dije kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë aktivitetit përmbyllës të fushatës së mbjelljes së pemëve për këtë sezon. 

"Sapo kemi dakordësuar me Fondin Shqiptaro-Amerikan që të bëjmë një tjetër park, por kësaj here një park linear që e lidh Parkun e Liqenit të Tiranës me Parkun e Liqenit të Farkës, për të gjithë ata që duan të vrapojnë dhe kanë energji, ta bëjnë këtë përgjatë një hapësire të bukur kodrinore. Do ta financojmë bashkë me AADF, siç kemi bërë edhe herë të tjera, për të krijuar një lidhje me ura, me shesh-pushime, me kënde të vogla, me kopshte të vogla dhe të sigurohemi që këto dy mushkëri të komunikojnë me njëra-tjetrën, jo vetëm me rrugë, por me rrugë biçikletash, me rrugë këmbësorësh, qoftë për ata që janë me aftësi ndryshe apo për nënat dhe kujdestaret që vijnë me karrocën e fëmijëve. Mezi pres t’ia nisim edhe këtij super projekti për parqet tona", u shpreh Veliaj.

Gjithashtu njoftoi dhe për krjimin e dy varrezave të tjera në Tiranë.

Një një pjesën jugore në zonën e Vaqarrit dhe një tjetër në pjesën e Farkës mbi autostradë. Për tu siguruar që edhe kur të ikim nga kjo botë, është e pashmangshme, të shkojmë me dinjitet. Që në këtë qytet kemi lënë gjurmë nga sheshi Skënderbej deri në Zall Bastar e kemi sjellë cilësi nga stacioni I parë në stacionin e fundit ku njeriu të përcillet me dinjitet' tha Veliaj. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 01/05/2024 15:37

    Ti duhet te shkosh ne burg dhe ti besh shoqeri saliut,Metes,Rames,Bashes,Llales,Ahmetajt,e lista eshte e gjate por nuk duhet te lihet jashte edhe ai qe i hane dardhat pas shpine Rama!Sepse i mbetet qefi Veliajt se edhe atij ja hane fiqte pas shpine!

    Përgjigju
  • Po mër po: 01/05/2024 14:35

    Imagjinoni sikur të hani me lugë floriri një ditë.

    Përgjigju
    • WTF: 01/05/2024 15:59

      Ik more krimb zvarrites

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit