Kreu i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Jonid Jorgji, thekson se rëndësinë e veprimit në kohë për të shfrytëzuar momentin vendimtar në të cilin gjendet Shqipëria, e parë si një vend për prodhimin e filmave nga studiot e mëdha kinematografike ndërkombëtare.

I ftuar në “Studio Live” me Ermal Qorin në Report Tv, Jorgji tha se studiot ndërkombëtare po shohin Evropën Juglindore si një alternativë e duhur për t’u zhvendosur.

“Filmi është një nga artet më të bukura çështë e vërteta dhe më të tërheqës, por duhet parë edhe si industri. Filmi sot shihet si industri në të gjitha vendet e botës, po ashtu duhet të shihet edhe në Shqipëri. E vërteta është se një interesim ka qenë më i shtuar vitet e fundit, ta shohin Shqipërinë si një lokacion ku mund të xhirohet, por edhe si lokacion ku mund të vendosen studio të mëdha produksioni. Kushtet gjeopolitke janë që një pjesë e mirë e studiove, sidomos amerikane, po lëvizin dhe po shohin më shumë europën juglindore dhe është momenti që ne të thithim këtë interesim para se ta marrin vendet e tjera të rajonit”,- tha Jorgji,

Kreu i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë deklaroi se për t’i tërhequr këto studio dhe për të tërhequr këtë industri duhen edhe disa kushte. Ai renditi një sërë programesh që QKK po zhvillon në dobi të këtij qëllimi.

Një prej tyre është hapja e zyrës së promovimit, Albania Film Commission, një zyrë e cila në institucionet simotra të kinematografisë në botë e rajon, ekziston prej vitesh.

Një tjetër hap i saponisur është Zyra e Karrierës pasi, sipas Jorgjit, ka nevojë urgjente për të rritur kapacitetet njerëzore në lidhje me industrinë audiovizuale.

“Jemi në momentin e duhur për t’ia krijuar kësaj industrie këto kushte, siç janë incentivat fiskale, siç janë burimet njerëzore dhe facilitet e tjera të ndryshme proceduriale. Unë kam jo më shumë se 3 muaj, 4 muaj, që e drejtoj këtë institucion të cilin e kam realisht jo vetëm pjesë të pasionit tim, po është edhe pjesë e misionit ta çoj këtë industri pak më pëpara. Kemi marrë 2 iniciatiave, të cilët duhet të merreshin menjëherë. Një është zyra e Albania Film Commission, e cila promovon vendin si një lokacion filmik po edhe si një vend ku mund të afrohen këto studio të mëdhaja. Zyra të tilla janë prezentë të në gjithë botën, qoftë edhe në qytete të vogla. Në Shqipëri kishte nevojë për një zyrë kombëtare, për ta promovuar vendin dhe të ishte një lloj ndërmjetësi për t’i sjellë këto produksione në Shqipëri. Kemi edhe një iniciativë të dytë që kishte po aq rëndësi që është zyra e karrierës. Ne një nga sfidat që kemi tani janë burimet njerëzore, një pjesë e mirë e atyre kianstëve të njohur janë në një moshë jo aktive, nuk është më ai interes që ka qenë dikur për kinematografinë”,- tha Jorgji.