TIRANË-Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka ironizuar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha lidhur me dy kontrata që ai ka nënshkruar, atë me artistët dhe banorët e Astirit.
Kulluri shkruan se e gjitha kjo bëhet për të pasur disa vota të sigurta dhe jo si një formë mbështetje siç Basha e ka "shitur" në opinionin publik. Duke iu referuar episodit të shëmtuar ku pronari i një restoranti, sulmoi një grup turistët, duke dëmtuar imazhin e turizmit në vend, me nota të larta ironie, Kulluri shkruan se tani i ka mbetur që të nënshkruajë një kontratë me të gjithë turistët.
“Pse nuk i këput një kontratë Luli me turistët se “sa të vije në pushtet nuk do bëjnë fjalë apo rrahin njerëzit pronarët e lokaleve dhe hoteleve”!
Se dy kontrata i bëri, t’i këpusë dhe një të tretë se i shtohen 4 milion vota! Si tha njeri “ më duhen 100 mijë euro! Po pse s’kërkon 500 mijë i thotë një shok, ti s’kenë s’ke as 100?!Bëje tamam, je që je”?!?!”, ka shkruar Kulluri në rrjetet sociale.
Lulaqi se shpejti nenshkruan kontrate me kete temin
Përgjigju