Ish-deputeti me kobure kërcënon Arben Krajën: Nuk ta falim që na burgose Abin, kjo është përballja jonë e fundit me ju

Ish-deputeti me kobure kërcënon Arben Krajën: Nuk ta falim që na burgose Abin, kjo është përballja jonë e fundit me ju

Gent Strazimiri

Ish-deputeti me kobure, Gent Strazimiri, ka kërcënuar hapur prokurorin Arben Kraja, se do t’i tregojnë vendin atij dhe të tjerëve që hetojnë familjen Berisha. Sipas tij, kjo është përballja e fundit.

“I pavaruri” prokuror Arben Kraja, ka një karrierë politike, për t'ia pasur zili edhe unë që kam 33 vjet që merrem vetëm me politikë....

Ai e ka nisur që fëmijë me Partinë e Punës, për Partinë e Punës, në grahmat e fundit të saj, siç mund ta bëjë vetëm një militant besnik që nuk të lëshon as kur e sheh se çdo gjë ka marrë fund...

Në vitin '90 kur rinia e studentët si Abi Malltezi kërkonin “Liri-Demokraci”, PPSH dhe Ramiz Alia na thoshte “Demokraci po, por nën Partinë e Punës”, “pluralizmi politik nuk na duhet, se ne nuk jemi as lindje e as perëndim”...

Na nxori përballë edhe “ekipin shpresa”, “filizat e rinj”, përbërë nga “të rinj të mbrujtur me mësimet e Partisë dhe të shokut Enver”, të gatshëm për “të mbrojtur fitoret e socializmit” si Arben Kraja...

Retorikë idiote, strategji idiote, sovjetike e jashtë kohe, që s'bëri gjë tjetër veçse i bëri barsoletë “arbenkrajat” e kohës që u përfshinë në të, sipas thirrjes “Gjithmonë Gati”, besnikë të një diktature aparatçikësh dementë që tashmë talleshin nga rinia me nofkën “tao-tao”...

Ku i gjeti?

Sigurisht, kryesisht aty ku regjimi kishte më të besuarit, në organet e “shpatës dhe mburojës së Partisë” në organet e dhunës dhe represionit, si “Hetuesia”, ose fëmijët e tyre...

“I pavaruri” prokuror Arben Kraja, nga 36 vjet punë, 21 vjet i ka në pozicione politike dhe vetëm 15 vitet e fundit në “drejtësi”, si “i pavarur” dhe “i paanshëm” sa herë e do “Partia”...

Sinqerisht, si politikan ia kam zili këtë karrierë:

- 23 vjeç, hetues në Shkodër, pa arsim juridik, (pozicion krejt politik, madje më i besuari dhe i rëndësishmi i PPSH.)

- 25 vjeç, anëtar i Komitetit Qendror të Rinisë së PPSH...

- 27 vjeç, kandidat për deputet i PPSH...

- 31 vjeç, zv/kryetar i KLSH, (nivel zv/ministër 1997)...

- 36 vjeç, Drejtor i antikorrupsionit në KM (po ashtu nivel zv/ministër)

Derisa 37 vjeç, na bëhet edhe prokuror, edhe “i pavarur”...

Unë kam më pak funksione politike nga ky në cv, e për më tepër s'kam qenë kaq i ri sa ky kur kam arritur të tjerat...

Kësisoj ky proces inkuizitor kundër Abit, nuk është asgjë më shumë se një përballje që vazhdon prej 33 vjetësh mes “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” dhe “Demokraci nën Partinë e Punës”!

Është një betejë mes nesh dhe “filizave të Partisë” e Ramiz Alisë, që vazhdon e nuk mbyllet kurrë, pjesërisht edhe për fajin tonë, për naivitetin tonë, për faktin se fitoren e lirisë e perceptojmë si festë dhe gëzim i të gjithëve, edhe i “arbenkrajave”.

Arben Kraja sërish hetues- persekutor, e Abi Malltezi i akuzuar në kafazin e të pandehurve, është një ilustrim i trishtë i faktit se jemi kthyer aty ku e nisëm 33 vjet më parë, në minutat e para të betejës për liri e sundim të ligjit...

Atë betejë Arben Kraja e “filizat” e Ramiz Alisë nuk e fitojnë dot as me pranga e as me burg, sepse liria nuk mbahet dot në kafaz pasi, është instinkt njësoj si e drejta.

Skenografia e trishtë, anti-kohë, në atë sallë gjyqi, është thirrje për të bërë atë hapin e fundit që nuk e bëmë dot kur duhej, atë ditë kur me naivitet e lot gëzimi në sy, u dehëm nga liria...

Duhet ta luftojmë e ta fitojmë këtë betejë të fundit me çdo kusht e me çdo çmim, e mos t'ua lemë fëmijëve si lak në fyt.

Ata kanë 33 vjet që dëshmojnë se nuk pendohen, nuk dorëzohen e nuk “të falin” edhe pse nuk ke faj!

MOS I FALNI, që të jetë vërtetë beteja e fundit!/ Tema

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • prokurori i ppsh..: 25/10/2023 06:14

    ABI SHKOI PER LESH O GENC,,DO HABITESH DHE TI VETE QEROS SA SHPEJT DO DENOHET..

    Përgjigju
  • XXX: 25/10/2023 05:03

    Je tamam idiot.Po kush e han propoganden tende.Pse nuk shkruan historiñe e udheheqesit tend shpirteror,ish sekretarin e byros partise,ish mjekun besnik te udheheq.jes komuniste Sali Berishen.Turp te ju vije.Manipulator te ndyre.

    Përgjigju
  • Iris: 25/10/2023 03:07

    Ramizi nuk kishte nevoje per /filiza/ si Kraja kur kishte pemen 100 vjecare,sekretarin e PPSH-shokun S.Berisha,doktorin e besuar te Xhaxhit e Byrose, qe duket qe te ka mesuar dhe ty si te flasesh me gjuhen e modifikuar te /Internacionales/ ku /lufta finale/ eshte kthyer ne /betejen e fundit/ ne gojen tende,se sa per /revolucion/,ai eshte domen i Berishes.S.d.q lehja jote nuk rrezikon edhe nje prokuror rrethi,jo me keta te SPAK-ut.P:S,nga fotoja dukesh tamam si ata besniket e Trump qe sulmuan Kongresin ne daten 6.Janar,duket qe dhe nga mendja nuk u le gje mangut!

    Përgjigju
  • Shkodra: 24/10/2023 23:12

    Dakord jam o Strazimir, por me nje plotesim “ te vogel “, duhet te shtosh para Krajes , sekretarin e Partise dhe komunistin e devotshem te Bllokut, shokun Sali Berisha…

    Përgjigju
  • Mondi: 24/10/2023 22:19

    Me duket se ky strzimiri eshte mesuar me te rrahur, me duket se ka shume kohe qe se ka ngrene ndo nje dacke. Ate koburen ta fusi ne by....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë