/ATSH-AFP/ - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, shkaktoi një krizë brenda koalicionit qeveritar që pritet të sjellë zgjedhje të parakohshme në fillim të vitit tjetër, sipas medias.

Sipas radios publike, një projektligj për shpërbërjen e parlamentit që do të paraqitet nesër nga opozita e majtë mund të miratohet me mbështetjen e një partie të mazhorancës aktuale, kryesisht nga Partia "Likoud", partia e Benjamin Netanyahu-t. Në këtë rast, zgjedhjet e parakohshme duhet të zhvillohen në marsin ose prillin e vitit të ardhshëm ndërkohë që legjilatura aktuale mbaron në nëntor 2017.

Ky skenar është përmendur sot nga të gjitha mediat menjëherë pas një ultimatimi të lëshuar nga Netanyahu drejt ministrit të Financave, Yair Lapid, shef i partisë së qendrës së djathtë, "Yesh Atid".

Gjatë një takimi të zhvilluar dje në mbrëmje, Netanyahu, paraqiti pesë kërkesa për të mbajtur qeverinë aktuale që Yair Lapid-i nuk i pranoi.

Kryeministri kërkon kryesisht një ngrirje të një projektligji të Yair Lapid mbi një TVSH që është zero për qind mbi blerjen e shpive. Benjamin Netanyahu kërkoi gjithashtu një rritje me më shumë se 1,5 miliardë dollarë buxhetin e mbrojtjes për të mbuluar shpenzimet e shkaktuara nga 50 ditë luftë në rrupin e Gazës si dhe që Yair Lapid të mos kritikojë më ndërtimin e banesave izraelite në Jeruzalemin Lindor të aneksuar.

Si përfundim, kryeministri kërkon mbështetjen e Yair Lapid-it për një projektligj shumë të përfolur që përcakton Izraelin si "shteti kombëtar i popullit hebre", të cilit Lapid-i i kundërvihet ashtu si edhe ministrja e Drejtësisë, Tzipi Livni, kryetare e partisë së qendrës, "HaTnuha".

"Yesh Atid" është partia e dytë më e madhe e koalicionit me 19 deputetë në 120, ndërkohë që "HaTnuha" numëron gjashtë anëtarë në parlament. Pa mbështetjen e këtyre dy partive, Benjamin Netanyahu, nuk ka më maxhorancën në parlament