Ja kaluan edhe monoklaturës Komuniste!

Ja kaluan edhe monoklaturës Komuniste!

Sali Berisha

Në vitet '90 erdhën si pro-amerikan e sot u katandisen në armiq të amerikanëve e madje më të izoluar nga këto të fundit se Enver Hoxha e Ramiz Alia!

Erdhën në '90 si mbështetësit më të mëdhenj të Perëndimit, i pritën nga Shtëpia e Bardhë e sot kishin të pranishëm një deputet të Forza Italia pa asnjë lloj peshë që nga fjalimi u pa se nuk ishte i informuar se ishte në një Kuvend/Kongres partiak, por sikur të ishtë ftuar nga  Veliaj në një aktivitet bashkiak!

Erdhën me modelin kundër diktaturës e diktatorëve, por në fakt ua kaluan atyre. Ramiz Alia nuk nxorri fëmijët në Kongresin e Partisë, Enveri nuk u dha asnjë postë fëmijëve, nuk ju la trashëgimi pallate e pasuri. 

Erdhën me idenë e rotacioneve dhe kundër modelit të unit, por për 30 vjet thanë  vetëm Rroftë S... Madje edhe sot pas 30 vitesh përsëri duartrokitën të njëjtin person. As Putin, Erdogan e Lukashenko, të paktën publikisht nuk e kanë trashëguar familjarisht politikën e pushtetin. 

Ramiz Alia e la pushtetin me zgjedhje të lira, këta po bëjnë foltore, rithemelime, revolucione imagjinare, kuvende vetëm që të mos largohen nga politika! Pra, Alia erdhi si diktator e u largua si demokrat e këta erdhën si demokratë e do të largohen vetëm si diktatorë! 

Nga fitorja në fitorja edhe sot, por për fat të keq të atyre që besojnë akoma tek imagjinarja, nuk ka më asnjë fitore për ta! Kjo e fundit do të mbetet vetëm në imagjinatën e tyre si notalgji!

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artan: 02/12/2023 23:46

    Te vrafte zoti mos te zent viti ri shpellar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e forcon sigurinë dhe rolin e Shqipërisë baza e NATO-s në Kuçovë?



×

Lajmi i fundit

Beleri në gjykatë: Më privuat betimin, SPAK kërkon të më dënojë për sa kohë i duhet Ramës! Gjyqtari: Kërkesat e rrëzuara mund t'i ankimoni

Beleri në gjykatë: Më privuat betimin, SPAK kërkon të më dënojë për sa kohë i duhet Ramës! Gjyqtari: Kërkesat e rrëzuara mund t'i ankimoni