Kaponata me patëllxhanë
Përbërësit:
700 gr patëllxhanë

200 gr qepë
200 gr selino
100 gr ullinj jeshil
1 lugë gjelle kaperi
2 lugë gjelle stika pishe
400 gr domate ( pa lëkurë dhe fara)
1 lugë çaji sheqer
kripë dhe piper të zi
borzilok
2-3 lugë gjelle uthull të bardhë
Përgatitja:
Lajmë patëllxhanët dhe i presim në kubikë 2 cm. I vendosim në ujë me kripë dhe i lëmë 20 minuta, më pas i shpëlajmë dhe i thajmë. Ngrohim vajin dhe I skuqim duke larguar nga tigani. Pasi të jenë zverdhur, i vendosim në letër kuzhine për të larguar yndyrën e tepërt.
Në një tigan të thellë kaurdisim në vaj ulliri qepën e prerë në shirita. Sapo qepa të zbutet shtojmë selinonë të cilën e kemi pastruar mirë nga fijet dhe të prera në copa me trashësi 0,5. I kaurdisim, shtojmë ullinjtë, stikat e pishës, domatet e qëruara dhe të larguara farat, të prera në kubikë. Shtojmë kripë e piper të zi. Vendosim kapakun dhe e lëmë salcën të ziejë për 10 minuta. Në fund shtojmë patëllxhanët e skuqur dhe i përziejmë së bashku me salcën. Shtojmë borzilok, një lugë gjelle sheqer, 2-3 lugë gjelle uthull të bardhë. i japim një valë dhe shërbejmë kaponatën.
D.M./Shqiptarja.com
Komente

