Kupa e Botës "Katar 2022" mbylli sot ndeshjet në grupet E dhe F. Japonia, Spanja, Kroacia dhe Maroku u kualifikuan për në fazën e 1/8, teksa befasinë më të madhe e bëri Gjermania që mbetet jashtë Botërorit. Edhe pse gjermanët fituan me përmbysje 2-4 kundër Kosta Rikës, fitorja e Japonisë kundër Spanjës i lë jashtë.
Duket se trajneri i spanjollëve, Luis Enrique ka bërë gjithçka me "qëllim". Humbja me Japoninë bën që Spanja në fazën e 1/8 të përballet me Marokun, teksa iberikët shmangin kështu përballjen me Kroacinë. Mesa duket Spanja i ka bërë mirë llogaritë, duke shmangur një kundërshtar të fortë si Kroacia.
Japonia si kryesuese e grupit E luan me Marokun. Nesër mbyllen dhe dy grupet e fundit për të plotësuar fazën e 1/8.
Ndeshjet e 1/8 deri në këto momente:
Holandë - SHBA
Argjentinë - Australi
Japoni - Kroaci
Angli - Senegal
Francë - Poloni
Marok - Spanjë
Komente











Nuk kishte llogjike ta linte ndeshjen kur u rrezikua dhe vete per tu eleminuar !
Përgjigju