/ATSH/.- Instituti Demokratik i Kosovës ka shprehur shqetësimin rreth moskonstituimit të Kuvendit edhe pas arritjes së marrëveshjes mes PDK-së dhe LDK-së.

"KDI konsideron papërgjegjshmëri politike dhe shtetërore shtyrjen e vazhdimit të seancës konstituive, ndërsa shpreson që kjo kulturë të mos reflektohet edhe më tej në punën e koalicionit qeverisës. KDI bën thirrje që këtë javë, pa asnjë vonesë të mëtutjeshme të konstituohet Kuvendi, të konsolidohen institucionet dhe grupet parlamentare, si dhe të zgjedhet kabineti qeveritar", tha Driton Selmanaj nga KDI.

Ai tha se "KDI kërkon nga Kuvendi dhe Qeveria që në axhendën e tyre të kenë prioritet procedimin e projektligjit për buxhetin e vitit të ardhshëm, ndryshimet legjislative dhe kushtetuese për transformim të FSK-së në Forcat e Armatosura, reformën zgjedhore, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, zhvillimin ekonomik dhe miratimin e rregullores së re të punës së Kuvendit./KosovaPress/