Kek me boronica të thata
Përbërësit:
200 gr boronica të thata

4 vezë
150 gr sheqer
100 ml vaj vegjetal
1 lugë kafe vanilje
200 gr miell
pluhur pjekës
kripë
Përgatitja:
Fillimisht vendosim boronicat në një tas dhe I lëmë të zbuten në ujë për 15 minuta. Pasi të mbarojë ko kohë I kullojmë mirë nga uji dhe I vendosim në një tas dhe shtrjmë në to 1 lugë gjelle miell, I përziejmë mirë dhe I lëmë mënjanë. Në një tas marim vezët dhe sheqerin dhe vazhdojmë kështu deri sa vezët rrisin volumin. Shtojmë vaniljen dhe e përziejmë shtojmë miellin pak nga pak, pluhurin pjekës, kripë dhe të gjitha këto I përziejmë mirë. Në fund shtojmë boronicën të pudrosura me miell I përziejmë mirë dhe I shtojmë në tavë I nivelojmë dhe vendosim kekun në furrë në temperaturë 170 gradë Celsius për 45-50 minuta.
MC/Shqiptarja.comKomente

