Kek me kakao
Përbërësit:
4 vezë
200 gr sheqer
70 gr gjalp
1 filxhan çaji kos
1 lugë çaj pluhur pjekës
250 gr miell
2 lugë gjelle kakao dhe 2 lugë gjelle ujë
Përgatitja:
Në një tas rrahim vezët sëbashku me sheqerin deri sa sheqeri shkrin shtojmë gjalpin e tretur dhe vazhdojmë përzierjen, kosin dhe pluhurin pjekës dhe vazhdojmë përzierjen duke shtuar miellin e situr formojmë një brum të lidhur jo shumë të trashë. Ndajmë brumin në 2 pjesë të barabarta. Në njërin tas shtojmë vaniljen, 1 lugë gjelle miell dhe në tasin e dytë shtojmë 20 gr kakao, pak ujë e përziejmë deri sa kakao dhe brumi lidhet. Në një tepsi me letër pjekje e shtojmë 1 garuzhde brum të bardhë dhe mbi të 1 garuzhde brum me kakao në fund bëjmë ca vijëzime me stikadent vendosim tepsinë ën furrë në temperaturë 170 gradë Celsius për 40 minuta.