Përbërësit:
5 kokrra vezë
230 gr sheqer
70 ml vaj
300 gr miell
100 ml qumësht
1 pako pluhur pjekës
pak kripë
1 lugë gjelle lëkurë limoni
Vanilje
Përgatitja:
Në një tas vendosim vezët e plota, shtojmë sheqerin dhe i përziejmë me rrahëse elektrike deri sa sheqer të shkrijë dhe vezët të rrihen volumin e tyre, shtojmë vajin dhe vazhdojmë përzierjen.
Fillojmë të shtojmë miellin pak nga pak, pluhurin pejkës, qumështin, pak kripë, lëkurën e limonit, vaniljen I përziejmë me lëvizje të ngadaltë deri sa të na formohet një masë brumi homogjene. Transferojmë brumin në një tavë ku kemi shtuar letër pjekje dhe e vendosim në furrë në temperaturë 170-180 gradë Celsius për 35-40 minuta. Pasi të ftohet kekun e pudrosim me sheqer pluhur.