BE rrëzon alibinë e opozitës për blerje vote: Djegia e mandateve kundër zgjedhjes demokratike të shqiptarëve

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Maja Kocijancic është shprehur kundër djegies së mandateve nga ana e opozitës. Brukseli rrëzoi edhe alibinë e opozitës për blerje votash, teksa theksoi se djegia e mandateve është kundër zgjedhjes demokratike të shqiptarëve.

Duke theksuar qëndrimin e eurodeputetit Johannes Hahn dhe shefes së diplomacisë evropiane, Federica Mogherinit se Parlamenti është vendi që nuk duhet bojkotuar. Nga Brukseli, Koçijançiç ripërsëriti qëndrimin se opozita dhe mazhoranca duhet të përfshihen në dialog. 

VIDEO- Konferenca

Erisa Zyka: A mund të nisim me “zgjerimin”? Shumë po e quajnë “Pranvera ballkanike”. Në Shqiperi ka dy protesta antiqeveritare, që kanë përfunduar me dorëheqjen e mandateve. Këto vendime, sipas opozitës, janë përgjigje për situatën e jashtëzakonshme që është në Shqipëri për shkak të shkeljes së ligjit dhe provat e publikuara për blerjen e votës në zgjedhjet e 2017-ës. A është komisioneri Hahn i prirur të negociojë?

Kocijancic: Ajo që mund të them është të nënvizoj atë që Hahn dhe Mogherini kanë thënë tashmë. Kur bëhet fjalë tek protestat, ata kanë riafirmuar të drejtën për të protestuar për qytetarët e lirë, por kanë denoncuar çdo retorikë politike për dhunë. Kur bëhet fjalë për dorëzimin e mandateve, vendimi i opozitës dëmton funksionimin e demokracisë në Shqipëri. Parlamenti është vendi ku reformat duhet të diskutohen dhe të ecin më tej, pra të diskutohet dhe jo bojkotohet. Këto vendime janë joproduktive dhe shkojnë kundër BE-së, vendim që qytetarët kanë marrë dhe kundër aspiratës për anëtarësimin në BE. Të gjithë anëtarët e parlamentit duhet të vijojnë të shërbejnë në parlament dhe të evitojnë aktet e dhunës. Në këtë drejtim, qëndimi i Brukselit mbetet që opozita dhe qeveria duhet të angazhohen në negociata për të mirën e vendit e kjo është një deklaratë shumë e qartë që vazhdon të mbetet në fuqi.

Erisa Zyka: Reforma në Drejtësi. Kemi parë që disa gjyqtarë e prokurorë kanë kaluar Vettingun, por nuk e kanë justifikuar pasurinë e tyre dhe nuk kanë bërë asgjë për të hetuar cështje të nxehta të korrupsionit. A po sakrifikohet Reforma në Drejtësi vetëm për tu finalizuar sa më shpejt të jetë e mundur?

Kocijancic: Është e rëndësishme që ka vëzhgues që po ndjekin Reformën në Drejtësi dhe ata po shohin nga afër çdo hap të Vetingut, për të garantuar procesin. Nuk ka asnjë të dhënë që shpejtësia e Vetingut po dëmton cilësinë e Reformës. Qëllimi është rikthimi i besimit të publikut tek drejtësia. Që prej nisjes së procesit, Vetingu ka sjellë fakte konkrete në kuadër të procesit kontrollo dhe balanco. 

Erisa Zyka: Në Bosnje, Mal të Zi, Shqipëri dhe Serbi kemi protesta antiqeveritare. Të gjitha këto protesta njësoj po denoncojnë dhunimin e ligjit dhe bazat e të drejtave të njeriut. Media ndërkombëtare si Radio Europa e Lirë ka shkruar se Komisioni Europian akoma po i mbështet këto qeveri edhe pse ato po dhunojnë sundimin e ligjit dhe të drejta bazë të njeriut. A mendoni se është koha që të ndryshoni qëndrimin e Komisionit Europian karshi këtyre qeverive?

Kocijancic: Erisa, nëse lexon raportet tona, ti e shikon që ato janë shumë të balancuara. Ka shpesh paragrafe ku ne jemi shumë kritikë dhe japim rekomandimet tona. Në këtë drejtim raportet janë shumë të qarta. Ndryshe nga ju unë nuk do t’i krahasoja situatat dhe mendoj se procesi në çdo rast me Ballkanin Perëndimor është me karakteristika të ndryshme, por unë nuk do t’i krahasoj situatat ashtu si bën ti. Është shumë e qartë se angazhimi ynë mbetet i njëjtë. Nuk është vetëm raporti ynë, por edhe raporti i vitit të kaluar ku është thirrja ku kërkohet të zbatohet ligji dhe ky është një mesazh që i kalohet të gjithë partnerëve tanë. Ne flasim edhe me interlokutorë të tjerë në mënyrë që të kemi një panoramë të qartë dhe mendoj se situata nuk është ashtu siç e përshkruan ti.

Gazetari serb: Maja, ti the se opozita në Shqipëri që la parlamentin dhe Komisioni thotë që kjo nuk është e mirë për demokracinë. Në Bullgari, opozita ka bërë të njëjtën gjë. A mund të thuash të njëjtën gjë edhe për Bullgarinë?

Kocijancic: Unë kam privilegjin qe të flas për politikën e jashtme, por nuk e ndjej se jam në situatën për të folur për gjendjen në Bullgari.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'