Kofsha pule të pjekura me perime
Përbërësit:
Salca për marinim

2 filxhan kafe vaj ulliri
1 filxhan kafe pure domate
2 thelpinj hudhër ( e grirë)
kripë dhe piper të zi
1 lugë çaji piper i kuq
1 lugë çaji kumin
1 lugë çaji trumzë
4-5 kofshë pule
304 patate
3 speca mix (1 i kuq dhe 2 jeshil )
8 domate qershi
1 filxhan çaji ujë i nxehtë
Përgatitja:
Në një tas të madh vendosim vajin, pure domate, hudhrat të grira imët, kripë, piper të zi, piper të kuq, kumin, trumzën I trazojmë të gjitha këto përëbrës dhe shtojmë në të kofshët e pulës të cilave mund të kemi bërë disa prerje vertikale I përziejmë mirë me duar I mbulojmë dhe I lemë në frigorifer të marinuara për 2 orë. Pasi të kalojë kjo kohë dhe kofshët të jenë marinuar. I largojmë nga tasi dhe i vendosim në një tepsi ku në hapsirat bashkë vendosim petet të prera në kubikë të mëdhenj, specat në rrathë në trashësi 1cm, domatet qershi të pa prerë ( kokërr). Shtojmë 1 filxahn çaji ujë të nxehtë në tasin me salcë e përziejmë mirë dhe e shpërndajmë në tavë. E vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 40 minuta.
D.M./Shqiptarja.comKomente

