Kombëtarja ngjitet dy pozicione në renditjen e FIFA-s, tre shkallë më shumë edhe për Kosovën

Kombëtarja ngjitet dy pozicione në renditjen e FIFA-s, tre shkallë më shumë edhe për Kosovën

Kombëtarja

Dy ndeshjet e fundit të Kombëtares (humbja me Çekinë dhe fitorja me Gjeorgjinë) kanë bërë që kuqezinjtë të fitojnë dy pozicione në renditjen botërore. FIFA do publikojë gjithçka më 24 tetor, teksa sipas një përllogaritje nga faqja e specializuar ‘Football Meets Data’, kuqezinjtë do ngjiten në pozitën e 65 në botë, nga vendi i 67 që mbajnë për momentin.

Ngjitje edhe për Kosovën, e cila nga vendi i 104 do pozicionohet në atë të 101, pas tre fitoreve radhazi në Ligën e Kombeve. Ecuria e mirë e Dardanëve po shpërblehet, me përfaqësuesen e Kosovës që ka një përballje kundër Rumanisë në nëntor për kreun e grupit.

Ndërkohë, kombëtarja shqiptare luan kundër Çekisë dhe Ukrainës më 16 dhe 19 nëntor në ‘Air Albania’ dy ndeshjet e fundit në Grupin B1 dhe është në garë për kreun e tabelës.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Deputetët e PD përplasje të ashpra me FNSH në oborrin e Kuvendit, Dash Sula i heq skafandër efektivit

Deputetët e PD përplasje të ashpra me FNSH në oborrin e Kuvendit, Dash Sula i heq skafandër efektivit