'Sterilizimi'/ Biznesmeni Rrapaj nga burgu në Kuvend, dëshmon 5 orë te 'Hetimori': Beqajn s'e njoh, me Rjepajn ndaj 'rezidencën'! Vokshi: Pse ju dhanë 40% të dividentit kur ishit prestanome

TIRANË-  Pas 15 muajsh në qeli, biznesmeni Ilir Rrapaj doli nga burgu për 8 orë për të dhënë shpjegime në Kuvend për kontratën 100 mln euroshe të sterilizimit, e cila i mori lirinë. Biznesmeni nga Vlora por me banim në Itali mohoi të ketë pasur miqësi më parë me ish zv/ministrin e Shëndetësisë Klodian Rjepaj, të cilit e njihte nga larg për pozicionin që kishte në qeveri.

Për 5 orë ai dëshmoi sot (11 nentor)  tek komisioni posaçëm hetimor parlamentar i Shëndetësise. Biznesmeni deklaroi se e njihte zëvendësministrin me të cilin kish firmosur koncesionin, më shumë në burg se sa jashtë tij. 

"Deri në gusht 2023 kisha dijeni se kush ishte dhe çfarë ishte. (Sqarim redaksional, Rrapaj u arrestua me Rjepajn ne gusht 2023). Tani kam 15 muaj që ndaj të njëjtën rezidencë. E tani mund të them që edhe e njoh. Nuk kam pasur asnjë lloj miqësie e asnjë lloj njohe. " tha Rrapaj duke iu përgjigjur pyetjes se Albana Vokshit a e njihte ish zv/ministrin e Shëndetësisë. 

Sa i takon hapjes së garës për koncesionin e sterilizimit e kishte mësuar nga ortaku i tij Umberto Staccini. E ky i fundit e ka lexuar tek Financial Times. 

Rrapaj po ashtu mohoi njohje me kryeministrin dhe ish ministrin Beqaj, edhe pse me këtë të fundit ka pasur fluturime të përbashkëta. 

Vokshi: Keni udhëtuar disa herë bashkë, madje edhe makinën shtetërore të zv.ministrit, udhëtime jashtë vendit. Pse thatë që nuk i njihni?
Rrapaj: Ishin zyrtare. Universiteti i Perugias kërkoi takim me Universitetin e Kosovës. 

Rrapaj: Ministria e Shëndetësisë u tregua xhentile dhe na dha makinën për të shkuar në Kosovë. Pasi mbaruam punë në Tiranë, profesori italian iku në Prishtinë, Mendoni se ishim keq për një taksi? Karburantin e pagoi pala italiane. 
Vokshi: Janë burime publike që janë vendosur në dispozicion të disa italianëve që përfituan më pas koncesionin e sterilizimit. 

Pyetjes së Albana Vokshit për emailet që drejtohej Rrjepajt me termin miqësor ‘Fratello’ apo fra’

Rrapaj u përgjigj: Unë jam nga Vlora. Ai term ‘fra’ mund të marrë tonalitet nga kërcënimi i rëndë deri tek një likuidimi rutinë i pararendjes së një bisede. Emailet kanë qenë në kuadër të detyrës zyrtare që kisha nga shoqata”

Ndërkohë avokati sqaroi “emailet nuk kanë lidhje me koncesionin e sterilizimit”

Biznesmeni nuk i bindi dot deputetët e opozitës se pse tre kompani që u bënë bashkë për të fituar tenderin e sterilizimit, vendosën që t’i japin shumicën e fitimeve pikërisht Rrapajt, edhe pse ai kishte kompani të vogël mes të treve. 

Rrapaj: Ata do të kishin pjesën e luanit në furnizimit të vazhdueshëm, do të kishin fitim më të lartë dhe të garantuar. Aparaturat e mia ka0në vlerë modeste, dhe për një marrëveshje të ndershme më dhanë 40% të dividentit. 

Seanca dëgjimore e Rrapajt nisi pas 3 orëve, rreth orës 12:19 minuta dhe u mbyll pas orës 17:00.

Shoqërimi me pranga nga burgu në Kuvend
Ilir Rrapaj, biznesmeni i koncesionit të sterilizimit u shoqërua me pranga në duar në kryesinë e Kuvendit për të dhënë dëshminë në komisionin hetimor të shëndetësisë. Report Tv e shqiptarja.com solli me video momentin kur ai shoqërohet nga efektivët e policisë rreth orës 09:00. Por për tre orë ju desh të priste pas dere sa deputetët të bënin betejat e tyre. Një pjesë të kohës i bëri shoqëri Vullnet Sinaj, deputeti i PS. Ky afrimitet u quajt nga opozita shantazh për dëshmitarin. 

Debati 3 orë
Ndërkohë brenda në komision Demokratët kërkuan shtyrjen e afateve të punimeve, pasi sipas tyre duhet të dëshmojnë kryeministri Edi Rama dhe Vilma Nushi, por deptuetët socialistë ishin kundër. Pas 3 orëve debate Opozitarët nuk gjetën mbështetjen e mazhorancës për të marrë në pyetje kryeministrin Edi Rama dhe biznesmenin Vilma Nushi. Sot nuk u paraqitën as 3 ortakët italianë të Ilir Rrapajt. Konkretisht Umbro Staccini, zotërues i kompanive italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”  dhe 2 aksionerët e tjerë të kompanive, Elisabetta Anzanello, Giorgio Tardioli i kishin përcjellë Kuvendit një shkresë se e kishin të pamundur të ishin prezent. 

Vokshi tha se kjo ishte hera e tretë që ata refuzojnë pjesëmarjen në komison prandaj i detyron që t'i dërgojnë kërkesë policisë që ti shoqërojnë me detyrim për të dëshmuar.  

‘Dëshmitarët po avullojnë’ tha Vokshi

Arrestimi

Biznesmeni ndodhet në arrest me burg’ prej 16 gushtit 2024, ndërsa I arrestuar është edhe ish zv/ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj. Klodian Rjepaj u mor në pyetje nga komisioni hetimor për shëndetësinë më 20 shtator ndërsa pritet të thërrasë në një ditë tjetër edhe ish ministrin e Shëndetësisë.

Beqaj neser ne Kuvend
Nesër (12 nentor) lë qelinë për tu rikthyer mes kolegëve në Kuvend, do ta ketë Ilir Beqaj, ish ministër i shëndetësisë, nën hetim nga SPAK për sterilizimin, por i arrestuar nga Prokuroria e Posaçme për një tjetër abuzim, atë me fondet e SASPAK. Hetimit parlamentar i mbaron afati të enjten dhe demokratët kërkojnë shtyrjen e afatit.

Koncensioni 10 vjeçar me vlerë afro 100 milionë dollarë u firmos në 2015 dhe iu dha kompanisë SaniService, një bashkim kompanish ku Ilir Rrapaj me kompaninë e tij Investital LLC është zotëruesi kryesor i aksioneve, krahas kompanive italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l” të Staccinit.

Ndiqni lajmet në zhvillim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:15
Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, dëshmon Anila Denaj! Nesër pyetet Ilir Beqaj

Në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë dëshmoi edhe Anila Denaj, si ish-drejtore e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Në pyetjet që iu drejtuan nga deputetë të opozitës, Denaj tha se gjatë kohës që ka qenë drejtoreshë e Fondi të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, drejtoria juridike ka dhënë opinion vetëm nëse materialet e paraqitura për marrëveshjen e dy koncesioneve kanë qenë në përputhje me ligjin.

Denaj theksoi se më pas aktet janë përcjellë në drejtorinë e buxhetit dhe fiskale, dhe pas këtyre procedurave i kalohet Ministrisë së Financave. Debaj tha se asnjë vendimmarrje e ministrisë mbi këto koncesione nuk është mbështetur në përgjigjen e drejtorisë së legjislacionit, procesi ka vijuar në drejtori të tjera.

Ndërkohë, nesër në orën 10:00 pritet dëshmia e ish-ministrit Ilir Beqaj, i cili aktualisht ndodhet në burg për abuzimin me fondet e BE në SASPAC.

Pjesë nga dëshmia

Anila Denaj: Drejtoria e Legjislacionit nuk është shprehur në të gjithë pjesën e marrëdhënies kontraktuale të lidhur me çështjen e miratimit të procesit, ka dhënë opinion nëse materialet kanë qenë në përputhje me ligjin.

Më pas ka vijuar në drejtorinë përgjegjëse që bëhet analiza e risqeve fiskale për të vijuar më tej tek ministri. Pjesa juridike e mbështetur nga drejtoria juridike ka dhënë opinion e tij në drejtoritë përgjegjëse për të vijuar më tej në instancat e tjera.

Nuk është vendimmarrja e Ministrit të Financave i mbështetur në përgjigjen e drejtorisë së legjislacionit, procesi ka vijuar në drejtori të tjera.

Edmond Spaho: Ministri edhe në komisione të tjera hetimore, si ai djegëseve, por edhe në këtë rast, ai s’ka qenë dëshmitar këtu, por nga sa jemi njohur ne me dokumentacionin edhe nga Ministria e Financave, rezulton se ka ngritur probleme juridike për këto kontrata. Besoj i ka ngritur në bazë të referimeve që i ka dhënë drejtoria juridike. Kjo drejtoi i mbetjet këtyre referiomeve kur Ministria e Financave dhe dakordësinë.

Anila Denaj: Në dijeninë time, aktet që janë përcjellë në drejtorinë e buxhetit dhe fiskale, janë përcjellë të Ministria e Financave dhe është në diskrecionin e teknikëve të fushës për të përcaktuar qasjen e tyre. Nuk është drejtoria juridike që ka kundërshtuar apo miratuar në heshtje. Është ministri i Financave që pasi ka marrë informacionin ka vijuar me vendimin e tij.

Spaho: Cili ka qenë opinioni i drejtorisë juridike edh enë fazën e paraqitjes së koncesionit edhe kur u dha miratimi.

Anila Denaj: Skam asnjë komet, s’mund të bëjë referencë. Dokumentet mund ti merrni në Ministrinë e Financave dhe t’i referoheni përgjigjes.

Ora 17:14
Biznesmeni Ilir Rrapaj 'përplaset' me Ina Zhupën: Kam që në 7 të mëngjesit me një gotë ujë, s’kam përgjigje tjetër...

Biznesmeni Ilir Rrapaj ka dëshmuar para komisionit parlamentar hetimor për shërbimet publike të sterilizimit dhe të check-up në shëndetësi.

Gjatë marrjes në pyetje biznesmeni u përplas me deputeten Ina Zhupa.

Zhupa: Ju thatë që edhe në takime ju s’keni pasur ndonjë rol, ju keni qenë dëgjues. Kjo lloj njohje ka qenë arsyeja themelore për të cilën morët koncesionin.

Ilir Rrapaj: S’ka qenë absolutisht ky fakti. S’ka qenë fare kontribuues në atë çfarë ndodhi në vite në vijim

Zhupa: Kush ka qenë arsyeja që e morët ju këtë koncesion. Ca kishit ju më mirë se të tjerët.

Ilir Rrapaj: Jam pjesë e bashkimit të operatorëve ekonomik. Nuk e kam fituar unë, e ka fituar bashkimi i operatorëve.

Zhupa: Si u bëtë pjesë në këtë bashkim operatorësh?

Biznesmeni: E kemi ezauruar.

Zhupa: Kemi diskutuar në lidhje me licencën. Në momentin që keni konkurruar për koncesionin, a kishit licencat e duhura për të bërë sterilizimin, për të marrë pajisjet mjekësore, për të bërë transportin.

Ilir Rrapaj: Në momentin e shpalljes së garës ishin të përshkruara që duhet të kishin operatorët ose bashkimi i operatorëve. Lideri i bashkimit ekonomik i përmbushte të gjitha.

Zhupa: Sani Service ju ka paguar juve për udhëtimet që shkonit në Itali, se thatë që kishit familjen në Itali.

Ilir Rrapaj: Kjo kontratë është fryt i një kolegjialiteti i asamblesë së ortakëve, që e konsideroi si minimale shpërblimin të kontributit që unë do jepja në atë fazë, duke ndenjur larg familjes. Sikur vetëm fluturime të bëja dy-tre herë në muaj, do më duhej të kërkoja lek më shumë për të përballuar vetëm atë gjë, përtej hotelit dhe aktivitetit tim të përditshëm në spitale.

Zhupa: Këto 180 mln lekë ju i keni marrë si fatura hotelesh dhe avionësh, apo ju kanë dhënë një pagë? Në ç’kuptim?

Ilir Rrapaj: Ju citova disa prej ngjyrave të listës së panumërt të kostove. Kundrejt një shërbimi do merreshin parasysh edhe kostot. Ishte rrjedhojë e një vendimi kolegjial, e konsideruan të pranueshëm këtë propozim edhe në aspektin ekonomik.

Zhupa: Pse u zgjodhën juve për t’iu dhënë këto para dhe nuk zgjodhën një shqiptar për ta bërë këtë shërbim me një kosto më të vogël.

Ilir Rrapaj: E dhashë me lart përgjigjen s’gjej dot ndonjë alternativë, edhe pse po shtrëngohem në këto orë të vonë të pasdites. Kam, që në 7 të mëngjesit kam pirë vetëm një gotë ujë. Është vendimmarrje kolegjiale për të adresuar në personin tim fizik një përgjegjësi të kësaj natyre.

Zhupa: Kjo tregon edhe njëherë që nuk është efektive. Paratë që janë marrë nga buxheti, janë shpërdoruar në mënyrë jo efektive. A ka një vendim, një provë, një dokument?

Ilir Rrapaj: Patjetër që po. Asnjë veprim i karakterit financiar apo i çfarëdolloj karakteri tjetër, nuk ka anashkaluar udhëzimet që vinin nga rregullorja e kompanisë.

Ina Zhupa: Na e vini në dispozicion?

Ilir Rrapaj: Padyshim që po nëse ka mbetur në arkivat e kompanisë Sani Service.

Ina Zhupa: Ky shërbim spitalor s’ka nevojë për eksperiencën tuaj në ndërtim. Si i ka hyrë në funksion koncesionarit eksperienca juaj. Me ca jeni marrë konkretisht, si keni qenë i dobishëm për t’iu dhënë 180 mln lekë.

Ilir Rrapaj: Është pjesë e një delegimi që asambleja i ka bërë një prej ortakëve me role dhe objektiva të mirëpërcaktuar.

Ina Zhupa: Ka plasur një skandal dhe quhet 5D, mua kjo situata që ne flasim me ngjan me një 5M, 5 miq që kanë rregulluar një koncesion sipas nevojave të tyre dhe jo sipas nevojave të shtetit.

Ora 16:53
A do e fitonit koncesionin e sterilizimit nëse Beqaj s’do ishte ministër? Biznesmeni Rrapaj vijon dëshminë: Absolutisht që po, histori me 5 yje

 

Biznesmeni Ilir Rrapaj vijon dëshminë në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë që prej orës 12:00. Rrapaj është pyetur nga deputeti i PS, Petri Koçi nëse  “Sani Service” do e fitonte koncesionin e sterilizimit edhe nëse Beqaj s’do ishte ministër i Shëndetësisë asaj kohe.

Biznesmeni thotë që absolutisht që do e fitonte, pasi është një bashkim opetarorësh lider. 

Petro Koçi: Nëse Ilir Beqaj s’do ishte ministër dhe Klodian Rrjepaj zv.ministër, ju do kishit shanse për të fituar këtë koncesion si bashkëpunim operatorësh?

Ilir Rrapaj: 100% plus TVSH. Kompania ka në zemrën e saj një lider ndërkombëtar. Më zgjodhi mua për të qenë pjesë e kësaj historie me 5 yje. Ju e quajtët 5M unë e quaj me 5 Yje. Mendoj që po, absolutisht po.

Petro Koçi: Ju thatë që keni qenë për një kohë të gjatë në Itali. Po të mos ishit një person me lidhje të garantuara qoftë brenda kategorisë së bizneseve, por edhe me autoritete vendore të Umbrias. Po të mos ishit ju një njeri i tillë me këto status dhe njohje, a do mundte Beqaj të futej në lidhej me autoritetet vendore të Umbrias, apo jo?

Ilir Rrapaj:Nuk mund ta parashikoj, nuk mundem dot të jap një përgjigje konkrete.

Ora 14:16
'Pse ju morët 40%, ndërsa kompani të mëdha 30%?' Rrapaj: Isha distributor ekskluziv! Vokshi: Jeni presta nome, nuk funksionon kështu kapitalizmi

Vijon ende dëshmia në komisionin hetimor të Sterilizimit, e biznesmenit Ilir Rrapaj. Ai u pyet nga kryetarja Albana Vokshi pse kompania e tij si presta nome mori 40% dhe kompani të tjera të mëdha si Service Italia morën më pak. Rrapaj thekson se kompania e tij ishte distributor ekskluziv për Shqipëri lidhur me dekontaminimin. 

Vokshi: Pse ju morët 40 % dhe kompani të mëdha si Service Italia, mori vetëm 30%. Çfarë kontributi kishit ju?

Rrapaj: Isha distributor ekskluziv për dekontamiminim në Shqipëri. Menduan ortakët që ishte e logjikshme për të kompensuar teknologjinë. 

Vokshi: Jua dhanë paraprakisht 40%?

Rrapaj: Ata do të kishin pjesën e luanit në furnizimit të vazhdueshëm, do të kishin fitim më të lartë dhe të garantuar. Aparaturat e mia kanë vlerë modeste, dhe për një marrëveshje të ndershme më dhanë 40% të dividentit. 

Vokshi: Jeni prestanome. Nuk funksionon kështu kapitalizmi.

Ora 13:45
Udhëtimet e përbashkëta me Beqajn dhe Rjepajn, flet biznesmeni Rrapaj: Shkuam në Prishtinë me disa profesorë italianë, ministria na vuri në dispozicion makinën

 

Sa i përket udhëtimeve të përbashkëta me ish ministrin Ilir Beqaj dhe ish zv,ministrin Klodjan Rjepaj, avokati i Ilir Rrapaj ndërhyu ndaj kryetares së komisionit hetimor të Sterilizimit duke thënë të mos bëhen pyetje sugjestionuese. Sa i përket udhëtimit për në Prishtinë me makinën e ministrisë Rrapaj sqaroi në komision se kjo makinë u vu në dispozicion të disa profesorëve italianë me të cilët ishte për një takim zyrtar me rektorin e Universitetit të Prishtinës.

Vokshi: Udhëtimet të përbashkëta me shtetasin Klodjan Rjepaj dhe Ilir Beqaj dhe me shtetas të tjerë italianë? Kush ka qenë marrëdhënia sepse më parë thatë nuk e njihni

Rrapaj: Po e nis nga e fundit.

Vokshi: Jo nise nga e para.

Rrapaj: Po ju e bëtë maratonë.

Vokshi: Se si e bëj unë pyetjen e di unë.

Avokati: Pyetjet të mos jenë sugjestionuese. Përndryshe e këshilloj klientin të mos përgjigjet.

Vokshi:Rezulton se janë në të njëjtat udhëtime së bashku.

Avokati: A kanë qenë apo jo. Dhe nëse po në cilat pika kanë hyrë dhe dalë. Kjo nuk është pyetje sugjestionuese.

Vokshi: Rezultojnë se kanë qenë bashkë në të njëjtën vend. Pse keni qenë bashkë? A keni qenë në disa udhëtime së bashku?

Ndreca: Edhe pyetjet edhe ligji për komisionin që pyetjet sugjestionuese. Mënyra si bëhet pyetja është orientuese, nëse i besojmë burimeve pubkike nuk kemi nevojë për dëshmitarin. Pyetja është a është kjo që ka dalë publike.

Vokshi: Po kjo ishte pyetja.

Ndreca: Jo nuk ishte kjo pyetja.

Vokshi: Keni udhëtuar disa herë bashkë, madje edhe makinën shtetërore të zv.ministrit, udhëtime jashtë vendit. Pse thatë që nuk i njihni?

Rrjepaj: Ishin zyrtare. Universiteti i Peruxhias kërkoi takim me Universitetin e Kosovës.

Nuk rezulton të jem i vetëm. Kam qenë në funksion të udhëtimeve zyrtare Rajoni i Umbrias është pjesë e këtij akordi kuadër, por edhe Universiteti i Peruxhas. Udhëtimi në Kosovës ka qenë i programuar për tu takuar me rektorin e universitetin e Prishtinës. Po i referohem makinës së zv.ministrit.

Ministria e Shëndetësisë u tregua xhentile dhe na dha makinën për të shkuar në Kosovë. Pasi mbaruam punë në Tiranë, profesori italian iku në Prishtinë, Mendoni se ishim keq për një taksi apo një makinë private? Ishte një akt xhentilese nga ministria që i vuri në dispozicion profesorit një makinë. Në Prishtinë u bë një takim zyrtar.

Vokshi: Nuk ka foto, nuk ka një rekord të këtij takimi?

Rrapaj: Duhet të ketë.

Vokshi: Paratë e buxhetit, benzina e ministrisë u vu në dispozicion të disa italianëve për të shkuar në Kosovë.

Ora 13:01
'Si u njohët me Edi Ramën?' Ilir Rrapaj: E njoh si shumica e shqiptarëve! U takuam për herë të parë në një aktivitet qeveritar të 2013-ës

Në dëshminë e tij përpara komisionit të Sterilizimit, biznesmeni Ilir Rrapaj iu përgjigj edhe pyetjes nëse e njihte më parë Edi Ramën. Rrapaj tregoi se e njohu në një aktivitet qeveritar të vitit 2013 ku njohu në të njëjtin takim edhe ish ministrin Ilir Beqaj dhe ish zv.ministrin Klodjan Rjepaj. 

Vokshi: A e njihnit Edi Ramën?

Rrapaj: E njoh si shumica e shqiptarëve nëpërmjet aktivitetit politik.

Vokshi: Po si e keni njohur?

Rrapaj: Në të njëjtin aktivitet, e kryesonte Kryeministri. Ky është momenti i parë.

Vokshi: Nuk keni patur njohje tjetër? Pas kësaj keni patur takim?

Rrapaj: Në një apo dy raste të tjera pjesë e delegacionit të Umbrias.

Vokshi: Po Ilir Beqaj e takuat më vonë?

Rrapaj: Vetëm në ambiente zyrtare. Nuk kam biseduar me kryeministrin, thjesht kam qenë i pranishëm me delegacionin.

Ora 13:00
'E inkurajoj Beqaj të freskojë memorien! Dëshmia e Ilir Rrapajt për Koncesionin i Sterilizimit! Biznesmeni pyetet dhe për emailet 'Fra': Jam nga Vlora, ai term mund të marrë dhe tonalitet kërcënimi

Ilir Rrapaj mohon të ketë pasur njohje më parë me ish zv/ministër i Klodian Rjepaj dhe ish ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj. Tregon se të dy janë takuar në aktivitetin public të organizuar nga Qeveria Shqiptare në Pallatin e Kongreseve, ne 2013-2014. Dhe aty e ka takuar dhe Ramën, thjesht takim kortezie.

Pyetjes së Albana Vokshit për emailet që drejtohej Rrjepajt me termin miqësor ‘Fratello’ apo fra’

Rrapaj u përgjigj: Unë jam nga Vlora. Ai term ‘fra’ mund të marrë tonalitet nga kërcënimi i rëndë deri tek një likuidimi rutinë i pararendjes së një bisede. Emailet kanë qenë në kuadër të detyrës zyrtare që kisha nga shoqata”

Ndërkohë avokati sqaroi “emailet nuk kanë lidhje me koncesionin e sterilizimit”

Rrapaj tregon se e ka mësuar nga Umbro Staccini për koncesionin e sterilizimit. “Ai e kishte lexuar thirrjen publike në Financial Times”

Po Ilir Beqaj?

Rrapaj: “Nuk kam pasur miqësi as më përpara as më gjatë as më vonë. E njihja vetëm kush ishte si ministër. E kam takuar tek aktiviteti i thirrur nga qeveria shqiptare.

Albana Vokshi: Nuk keni qenë ju që e keni ndihmuar të kurohet në një nga spitalet e Italisë

Beqaj: Jo. Më vjen keq që s’kam qenë. E inkurajoj të freskojë memorien. As e njoh dhe as e kam njohur ndonjëherë

 

Ora 12:47
'A e njihni Klodjan Rjepaj?', Ilir Rrapaj përgjigjet tek 'Sterilizimi': E njoh tani që ndajmë të njëjtën 'rezidencë'

Filloi dëshmia e biznesmenti Ilir Rrapaj në Komisionin e 'Sterilizimit'. Kryetarja Albana Vokshi e pyeti Rrapaj për njohjen me ish zëvënës ministrin e Shëndetësisë Klodjan Rjepaj. Rrapaj u përgjigj me ironi se e njeh tani që ndan të njëjtën 'rezidencë', pra burgun.

Vokshi: E njihni Klodjan Rjepaj?

Rrapaj: Derei në gusht 2023 kisha dijeni kush ishte. Në momentin e arrestimit. Kam 15 muaj që ndaj të njëjtën rezidencë. Them se e njoh.

Vokshi: Nuk e njihnit përpara?

Rrapaj: Kam patur dijeni kush ka qenë. Fjala mik ka përkufizim të veçantë në kontekstin te shqiptarzimit. Kam fatkeqësisht bindjen dhe dëshmuar që ky term është më i abuzuar. Nuk kam patur asnjë lloj njohjeje, përkundrazi më etiketohet si njohje e thellë me këtë person. Udhëtimi im shkollor i ndryshëm dhe i largët dhe i ndryshëm i zotërisë në fjalë.

Leka: Më lejoni një minutë. Për shkak të hetimit kjo pyetje është bërë pjesë e akuzës. Organi i prokurorisë i thotë që ju me Klodjan keni patur njohje ese keni qenë në Vlorë keni qenë në shkollë të mesme. Nuk do të thotë ta kesh mik të jesh në këto vende paralelisht. Nuk kanë qenë as shok dhe as mik.

Rrapaj: Nuk e kam njohur në atë periudhë. Vinim nga shkolla të ndryshme dhe nga vite të ndryshme në mos gaboj është një vit më i madhe në moshë. E kam takuar pas 20 vjetësh.

Ora 12:22
Ilir Rrapaj tek 'Sterilizimi'/ Avokati: Klienti im nuk ka detyrim të thotë vërtetën! Është i pandehur në SPAK! Vokshi: Kemi marrë leje nga organi i akuzës

Biznesmeni Ilir Rrapaj shoqërohet nga Ardian Leka, avokati që ka edhe në SPAK. Fillimisht avokati kërkoi që klienti i tij të jetë përjashtim nga betimi për të thënë të vërtetën pasi është në statusin e të pandehurit në Prokurorinë e Posaçme.

Leka: Jemi të pandehur në SPAK. Ka nisur gjykimi atje. Dëshmia duhet të bëjë përjashtim, se një i pandehur nuk ka detyrim të thotë të vërtetën. Ato që do të thotë këtu lidhen me proces penal. Dua sqarim për përhapjen e informacioneve që ka dosja. Kemi detyrim nga SPAK të mos e bëjmë. Këtu ka media.

Vokshi: Nuk është hera e parë. Kanë ardhur dëshmitarë në të njëjta kushte tek TIMS. Apo edhe ne këtu kemi marrë Klodjan Rrjepajn. Kemi marrë leje nga organi i akuzës.

Ora 12:12
U thirr nga burgu për tek Komisioni i 'Sterilizimit', fillon dëshmia e biznesmenit Ilir Rrapaj

 

Pas 3 orësh pritje, nis dëshmia e Ilir Rrapajt, biznesmenit përfitues të koncesionit 100 mln Euro të sterilizimit.

Rrapaj u  arrestua nga SPAK në gusht 2023.

Ora 11:43
'Nuk e kisha menduar që ky komision do të degjenerojë?' Spahiu përplaset me Vokshin: Çfarë po thua mi, tërhiqe mbrapsht!

Debatet vijuan edhe sot në Komisionin hetimor të sterilizimit teksa pritej të jepej dëshmia e biznesmenit Ilir Rrapaj. Kryetarja Vokshi debatoi me deputeten socialiste Klodjana Spahiu, kur kjo e fundit tha se ky komision po degjeneron.

Klodiana Spahiu: Unë i dëgjova me shumë kujdes të gjithë kolegët do të kërkoja pak qetësi që të bëjmë një diskutim jo një fjalim politik, nuk e kisha menduar se një komision hetimor do të degjenerojë deri këtu që anëtarët e opozitës vijnë dhe bëjnë diskutim politik.

Albana Vokshi: Si thua degjenerim për diskutimet me seriozitet të opozitës, po çfarë po thua mi, tërhiqe mbrapsht atë që the, si mund ta thotë një zonjë degjeneruat me diskutimet e tua?!

Spahiu: Asnjë fjalë nga fjala ime nuk tërheq nëse vazhdojmë kështu s’do përfundojmë kurrë këtë komision hetimor.

Vokshi: Po ofendon, mua s’ma lejon po s’duhet të ishe më në këtë mbledhje, e keni tek Vilma shqetësimin.

Spahiu: Ju e keni të hapur mikrofonin në çdo moment,

Vokshi: Prej teje se prisja. Më vjen keq që del nga goja juaj se nuk je e tillë.

Spahiu: Do më lësh të flas?

Vokshi: Tërhiq fjalën degjenerim.

Ora 11:37
'Sterilizimi'/ Ka ardhur nga burgu për dëshmi, Ilir Rrapaj vizitohet në korridoret e Kuvendit nga Vullnet Sina! Nervozohet Vokshi: Të largohet prej tij (VIDEO)

 

Teksa po priste momentin për të dëshmuar në komisionin hetimor të sterilizimit, biznesmeni Ilir Rrapaj i ardhur nga qelitë e burgut, u vizitua në korridorin e Kuvendit nga deputeti socialist Vullnet Sinaj.

Me ta marrë vesh kryetarja e këtij komisioni, Albana Vokshi  nga brenda i bëri thirrje deputetit Sinaj të largohej dhe të mos ndikonte tek dëshmitari.

Sinaj më pas hyri në sallë, duke hapur derën dhe duke debatuar për pak sekonda me Vokshin.

Ora 11:15
'Sterilizimi'/ Mjeku Artan Lleshi solli raport mjekësor, Xhelal Mziu: T'i shkojmë në spital t'i marrim dëshminë!

Mjeku Artan Lleshi solli një raport mjekësor në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë për Sterilizimin duke qenë i pamundur për të dëshmuar.

Sakaq, në fjalën e tij Xhelal Mziu thotë se nëse ai e ka të pamundur të vijë dhe të dëshmojë, atëherë le të shkojë Komisioni tek ai në spital apo në shtëpi kudo që të jetë. 

'Të gjithë Shqipëria e dinë kush është përfituesi kryesor. Mjafton të shoh mjetet e parkuara. Ka ndodhur dhe në komisione të tjera. Që një person që nuk e mundëson ardhjen për shkaqe të ndryshme gjenden shumë mënyra. Nëse ai është shumë keq dhe nuk lëviz dot, le të shkojmë ne si komision aty dhe ta pyesim zotërinë dhe ta shohim sa e rëndë është gjendja e tij.

Do i sugjeroja dhe mazhorancës meqë ka vullnetin për ta mbrojtur le të gjejmë një mënyrë nëse është në spital të shkojmë në spital. Për të marrë një dëshmi. Jemi të gatshëm nëse e ka të pamundur. Por nuk ka asnjë lloj justifikimi dikush për të ardhur.'

Ora 11:05
Debate në Komisionin hetimor i Shëndetësisë, PD kërkon Vilma Nushi e Edi Ramën, kërkojnë shtyrjen e komisionit

Debate në Komisionin hetimor të Shëndetësisë.  PD kërkon që të mos mbyllet komisioni hetimor pa u dëgjuar Vilma Nushi e deputetët e PS-së dhe kërkojnë që të zgjatet koha e komisionit hetimor të shëndetësisë, por PS nuk është dakord.

thonë se nuk ka lidhje me këtë koncesion.
 

“Edona Bilali: S’ka ndodhur ngjarje e madhe madhore.. Nuk ka ndodh fatkeqësi natyrore.

Albana Vokshi: S’të duket normale që të thirren hajdutët

Edona Bilali: Nuk më duken normale këto thëniet ‘hajdut’ apo vjedhje. Nuk jemi gestapo ti bëjmë raprezalje çfarë kanë bërë në biznesin e vet apo tu hapim listat.

Albana Vokshi: Për kë e ke për Vilmën?
Edona: Për të tre.

Vokshi: Ilir Rrapaj e ke këtu, Vilmën ta përmend apo jo?

Edona Bilali: Po krijojmë një precedent të keq. Nuk është normale të marrim nëpër gojë emra e mbiemra.

Albana Vokshi:  Ju ka dhënë urdhër Edi Rama të mbroni Vilmën. Është e detyruar të vijë dëshmitar. Edhe Rama është i detyruar të vijë. Doni apo nuk doni ju

Edona Bilali: Do të fshikullohemi tek raporti i klimës së biznesit vitin tjetër.

Debat me Petro Kocin..

Albana Vokshi: Po pallati po PSV 91

Petro Koci pa mikrofon nuk dëgjohet mirë.

Albana Vokshi: Nuk më intimidon fare o Petro

Mos u shqetësoni kaq shumë për Vilmën

Ora 10:42
Komisioni hetimor për shëndetësinë, PD kërkon Vilma Nushin të dëshmojë! Plarent Ndreca: S'ka lidhje me check-up-in! Vokshi: S'e mbyllim pa dëgjuar atë e Ramën

Debate në Komisionin hetimor të Shëndetësisë.

Deputetët anëtarë të opozitës kërkojnë dëshminë e Vilma Nushit dhe Edi Ramës por nënkryetari Ndreca refuzon pasi thotë se nuk ka lidhje.

Pjesë nga Debati 

Edmond Spaho: “S’mund ta mbyllim pa deponimin e Vilma Nushit dhe Edi Ramës. Koncesionet janë dhënë me firmën e Edi Ramës.  Pa dëgjuar kryeministrin e pa dëgjuar përfituesen kryesore të koncesionit check up nuk mund ta mbyllim. Propozoj që të enjten të kërkojmë shtyrje të këtij komisioni.

Albana Vokshi: Kam kërkuar tek sekretariati që të vijë dhe Vilma Nushi e Gentiana Peposhi.

Plarent Ndreca: Arsyeja pse nuk thirren Peposhi dhe Nushi nuk kanë lidhje me kontratën e Check up. Aksioner është ‘3P life Logostik’. Nuk mund të thërrasim aksioner të aksionërëve. Nuk është mendimi jot, por është mendimi i Edi Ramës që të mos thërrasësh Vilmën

Albana Vokshi: Janë aksioner të kompanive të kompanisë. Unë gjykoj që Vilma Nushi të vijë këtu. Nuk mbyllet ky komision pa ardhur njeriu kyç

Plarent Ndreca: Nuk kemi objekt veprimtarie aksionerët e aksionerëve të aksionëreve. Se ju keni fiksim një emër të caktuar.

Vokshi: Do ta kemi përballë sesbën.  Kemi rënë dakord për të gjithë listën. Vetëm për Edi Ramën nuk ke rënë dakord.

Ina Zhupa: Vilma Nushi ka marrë 1.5 mln euro divident nga ky konçesion, nga paratë publike të shqiptarëve.

Vokshi I drejtohet Ndrecës: Nuk e mbron dot Vilma Nushin.

Zheni Gjergji: Edhe Rama të gjejë guximin të vijë këtu

Ora 10:08
Tre italianët refuzuan për herë të tretë dhënien e dëshmisë tek 'Sterilizimi', Vokshi: Do njoftohet policia të sigurojë praninë e tyre në Komision

Kryetarja e Komisionit hetimor të sterilizimit Albana Vokshi në nisje të seancës së sotme ku pritet të dëshmojë dhe biznesmeni fitues i këtij koncesioni Ilir Rrapaj, njoftoi se 3 shtetasit italianë që ishin thirrur sot për të dëshmuar kanë refuzuar thirrjen për të qenë pjesë e këtij komisioni për shkak të angazhimeve personale.

Vokshi thekson se 3 italianët kanë refuzuar për 3 herë pjesëmarrjen e tyre për të dëshmuar. Më tej Vokshi thotë se tani do duhet që të veprojë policia e shtetit që të mundësojë ardhjen e tyre në Komisionin hetimor parlamentar.

'Umbro Staçini, Elisabetta Anzanello dhe Giorgio Tardioli janë përgjigjur me email për shkak të angazhimeve personale dhe pune në Itali dhe jashtë Shqipërisë edhe kohës së shkurtër të njoftimit, i kemi thirrur 3 herë e kanë të pamundur të organizojnë udhëtimin drejt Shqipërisë. Është hera e tretë që refuzojnë. Dëshmia e 3 shtetasve është kyçe për hetimin parlamentar.

Janë jo vetëm aksionet në koncesionin e sterilizimit. Dy prej tyre kanë marrë edhe miliona lek me konsulencë private. Kanë dhe kompani nënkontraktuese. Marrin paratë e shqiptarëve nga të gjitha xhepat.

Parashikon thirrjen e tyre duke njoftuar policinë dhe policia të sigurojë praninë e tyre në komision.'

Ora 09:13
Do dëshmojë në Komisionin hetimor të Sterilizimit, biznesmeni Rrapaj mbërrin në Kuvend nga burgu me pranga në duar, i shoqëruar nga forcat policore (VIDEO)

 

Report Tv sjell pamjet e mbërritjes në selinë e Kuvendit të biznesmenit Ilir Rrapaj për të dëshmuar në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë për koncesionin e sterilizimit.

Rrapaj vjen nga ambientet e burgut me pranga në duar, i shoqëruar nga forcat policore ku do të dalë për pak minuta përpara komisionit.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ceni: 11/11/2024 17:53

    Hej zot kjo bon pytetje si ne Plenumet e Komitetit Qendror. E ku do te dale ky komision ne fund ? Cfare vlere ka gjithe kjo ? Zero.

    Përgjigju
  • tani: 11/11/2024 15:54

    ORE PO CI SILLNI KETA PLEHRA NE KUVEND,,,KETA KANE VJEDHUR,,,,JANE KAPUR ME PRESH NE DORE,,,HETIMM,,DENIM,,SEKUESTRIM I TE GJITHA PASURIVE...KJO ESHTE ZGJIDHJA PER KEDO QE VJEDH, ,OSE ,SHET DROGE...

    Përgjigju
  • Emigranti: 11/11/2024 15:49

    Pse se shtove mesazhin tim apo tremet voci

    Përgjigju
  • Albani: 11/11/2024 13:53

    Ndreca qe eshte nen hetim nga spaku nen kryetar ne nje komision qe heton disa te tjere qe po hetohen po nga spaku ?! Ore nuk ka djem dhe vajza ky vend ?!

    Përgjigju
  • Gjergj: 11/11/2024 11:56

    E vetmja gjè qè mè shkakton pothuaj TÈ VJELLA, èshtè kjo shfaqje derrash nè lluc, ku hajdutèt dhe perversèt e Sali Nongratès, bashkè me delinkuentèt e Edi Rilindasit qè janè vetè nèn hetim nga SPAK,,,bèjnè prokurorin e SPAK dhe bastardojnè gjithçka. Xhelal Mziu nga Bathorja, èshtè po ashtu aty, nè rolin e Eqerem Çabejt, si ruajtès i gjuhès sè pastèr shqipe, ashtu e kulluar siç duhet tè ishte. Unè nuk dua tè kem tè njèjtèn nènshtetèsi si Mziu, Vokshi, Ndreca dhe gjithè kèta kllounèt e tjerè qè bèjnè ekspertin nèpèr "komisione" leshi. Shqipèria, èshtè vènd i shkuar pèr lesh, pèrsa kohè keqbèrès tè tillè, i ka ulur nèpèr komisione leshi, ku gjithsecili prej tyre paguhet me 5 milionè lekè tè vjetèr nè muaj,,,nga taksat tona. Nè tè njèjtèn kohè,,30% e popullsisè,,nènat e baballarèt tanè,,,presin ditèn e pensioneve tè urisè, ku 150 mijè lekè tè vjetra, nuk dalin as pèr bukè thatè. O ZOT,,,,,SHPÈTO SHQIPÈRINÈ NGA SHQIPTARÈT.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Kryebashkiaku i Nju Jorkut uron shqiptarët: Do jemi gjithmonë krah njëri-tjetrit! Djali më thotë do jetoj në Shqipëri

112-vjetori i Pavarësisë/ Kryebashkiaku i Nju Jorkut uron shqiptarët: Do jemi gjithmonë krah njëri-tjetrit! Djali më thotë do jetoj në Shqipëri