Konferenca e Kryetarëve, nuk miratohet kalendari i punimeve parlamentare deri më 7 shkurt, Tabaku: Ligji për heqjen e taksave shkel Kodin Zgjedhor para 11 majit

TIRANË - Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve nuk pati dakordësi për miratimin e kalendarit të punimeve parlamentare për periudhën 20 janar - 7 shkurt 2025. Sot u zhvilluan diskutime lidhur me shqetësimet e ngritura nga deputetët e Partisë Demokratike mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në Kodin Zgjedhor gjatë periudhës zgjedhore. Kalendari do t'i kalojë për miratim seancës plenare në parlament.

Deputetja Jorida Tabaku si dhe deputetja Ina Zhupa shprehën shqetësimin për miratimin e ligjit për heqjen e taksave, e cila sipas tyre nuk mund të votohet para zgjedhjeve të 11 majit. 

'Ligji për heqjen e taksave shkel rregullat e Kodit Zgjedhor – nuk mund të votohet para zgjedhjeve të 11 majit! Kodi Zgjedhor e ndalon: Heqja e taksave nuk mund të kalojë në Kuvend gjatë vitit elektoral! Socialistët shkelin Kodin Zgjedhor me ligjin për heqjen e taksave në prag të zgjedhjeve të 11 majit! Nisma e taksave është jashtëligjore! Kodi Zgjedhor ndalon diskutimin dhe votimin gjatë vitit elektoral!', tha Tabaku.

Ndërsa për Zhupën një ligj i tillë është në kundërshtim me kodin zgjedhor dhe vjen si propagandë dhe premtim elektoral.

‘Ju po vini këtu në Konferencën e Kryetarëve me ligje që janë në kundërshtim me kodin zgjedhor. Me ligje që janë propagandë dhe  vijnë si premtime elektorale. Çfarë është paketa e maleve, ligj për të gënjyer dhe për të mbledhur vota?! Kjo është! Ju do e sillni para zgjedhjeve dhe kjo është në shkelje të normave kufizuese të kodit zgjedhor’, theksoi Zhupa.

Në përgjigje të këtyre shqetësimeve, Partia Socialiste shprehu qëndrimin e saj se është plotësisht e angazhuar për respektimin e të gjitha parashikimeve të Kodit Zgjedhor. Megjithatë, PS theksoi se puna qeveritare dhe ajo parlamentare nuk duhet të ndalen, duke nënvizuar rëndësinë e vijimit të aktiviteteve ligjvënëse dhe qeverisëse në interes të qytetarëve.

Në këtë kuadër, të gjitha nismat që tashmë kanë hyrë në procedurë parlamentare do të trajtohen me prioritet maksimal, duke garantuar vijueshmërinë e funksionimit normal të institucioneve dhe zbatimin e përgjegjësive parlamentare.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:31
Konferenca e Kryetarëve, Tabaku: Ministrat po marrin kartat e identitetit, duke plotësuar në portalet për votimin e diasporës! Parlamenti po nis me shkeljen e Kodit Zgjedhor

1737371480_joridatabakukuvend.jpg

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku foli për mediat pas Konferencës së Kryetarëve në Kuvend. PD dhe PS nuk arritën të gjenin gjuhën e përbashkët për miratimin e kalendarit të punimeve parlamentare deri më 7 shkurt. Tabaku thotë se PS futi ligjin për faljen e taksave për 10 viteve në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit duke shkelur Kodin Zgjedhor.

'Është një rekord botëror që për 12 vite asnjë produkt nuk ka sjellë parlamenti dhe mazhoranca për të akomoduar rekomandimet e OSBE, vjedhja e votës, ndikimi kriminal dhe kur flasim për integrimin këtë duhet të kemi parasysh që parlamenti po mbyll sesionin pa bërë ndryshimin në kod për gjithë rekomandimet. Grupi i PD ka insistuar që javët e fundit iniciativat të jenë në fokus të qytetarëve. Kalendari u miratua pa dakordësi, PS futi ligjin për faljen e taksave për 10 viteve.

Jemi mësuar me shkelje edhe të procedurës parlamentare. Kjo ka qenë normë dhe kjo është shkelje flagrante e kodit. Grupi i PD do çojë rekomandim në KQZ. Kumbaro dhe ministrat marrin kartat  e identitetit, duke plotësuar në portalet për votimin e diasporës. Nis parlamenti me shkeljen e kodit me dy këmbë. Kjo ka qenë filozofia në 12 vite. Edhe duke ikur mendojnë për pakicën dhe oligarkët. Nuk duhej të vinte në fillim të janarit kjo iniciativë.'

G.K/A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Janar, 09:13

    Betohet Trump, a do të ndryshojë politika e SHBA-ve ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Inaugurimi Donald Trump/ Familja e presidentit mbërrin në Kishën e Shën Gjonit në Uashington 

Inaugurimi Donald Trump/ Familja e presidentit mbërrin në Kishën e Shën Gjonit në Uashington