Kriza që nuk ekziston me turizmin shqiptar

Kriza që nuk ekziston me turizmin shqiptar

Ndërsa 4.5 milionë turistë të huaj hynë në Shqipëri në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, Shqipëria vijon të jetë në fokusin e mediave të botës për potencialin e saj turistik gjatë kësaj vere.

Jo më larg se dje, e përditshmja italiane “Vanity Fair” shkruante se “ky vend i vogël ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve: atyre që kanë shkuar atje, atyre që kanë vendosur të shkojnë dhe atyre që ende nuk e kanë kuptuar pse duhet ta vizitojnë atë”.

Por ndërsa bota flet në gjuhë të huaj për interesin e madh që ka zgjuar Shqipëria si destinacion turistik, në gjuhën shqipe, mendjet e mbrapshta prodhojnë krizën që nuk ekziston me turizmin shqiptar.

Qytetari dixhital i politikës, nxiton të publikojë video të orëve të para të mëngjesit për të thënë që turistë nuk ka, ndërkohë që pikat kufitare përballen me një fluks të lartë udhëtarësh që hyjnë në Shqipëri.

Aeroporti i Rinasit raporton ndërkohë se po punon me kapacitetet maksimale për të përballuar fluksin e lartë të avionëve që ulen në pistë.

Realiteti me turizmin në fakt reflektohet te ato qindra familje shqiptare që kanë kthyer shtëpitë e tyre në bujtina pranë zonave turistike, në Berat, Gjirokastër, Përmet apo Korçë, ku është e vështirë të gjesh një natë të lirë përgjatë këtyre ditëve, për shkak se kërkesa sa vjen e rritet.

Për këto familje, sezoni veror është koha e artë që siguron të ardhurat e një viti të tërë. Ndaj edhe cdo përpjekje për të dëmtuar imazhin e turizmit shqiptar, është një sulm i hapur ndaj këtyre familjeve.

Përpjekja për të shpikur një krizë me turizmin, nuk dëmton askënd më shumë se sa investimin e këtyre familjeve që me investimin e tyre, i japin frymë edhe ekonomisë lokale.

Është puna e tyre ajo që flet më shumë se cdo lajm i rremë portalesh, por ajo duhet respektuar deri në fund, si forca që mban gjallë Shqipërinë turistike.

Është modeli i tyre nga i cili duhet të kthejmë sytë, në vend që të dëgjojmë përrallat mediatike që vetëm minojnë e dëmtojnë punën dhe sakrificën e tyre të përditshme.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Lazio e shpalli 'non grata', asnjë ofertë për Elseid Hysaj

Lazio e shpalli 'non grata', asnjë ofertë për Elseid Hysaj