Kthehet Artan Didi, ish-drejtori i Policisë së Shtetit kërkon të drejtojë Gardën! Ja kandidatët, mes tyre edhe një grua

Kthehet Artan Didi, ish-drejtori i Policisë së Shtetit kërkon të drejtojë Gardën! Ja kandidatët, mes tyre edhe një grua

Artan Didi

Nëntë vjet pasi dha dorëheqjen si drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, rikthehet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Artan Didi. Kësaj here, drejtuesi i parë i policisë pas marrjes së pushtetit në 2013-ën të socialistëve, ka shfaqur interes për drejtimin e Gardës së Republikës.

Ky institucion prej 5 muajsh është pa drejtues, pas dorëheqjes nga detyra të Gramos Sakos, i cili e drejtonte prej shtatorit 2013, si një ndër drejtuesit me jetëgjatë të post-komunizmit. Artan Didi, është në mesin e 6 kandidaturave që kanë shfaqur interes për garën e kreut të ri të Gardës. Bashke më të janë edhe Dritan Osmani, Krenar Carçani, Klajdi Hajredinaj, Ermal Onuzi dhe e vetmja grua, Jona Lamko.

Për herë të parë, kreu i Gardës bëhet me konkurs, ndërsa aplikimet janë mbyllur në datën 26 qershor me këto 6 kandidatura. Aktualisht, burime pranë Ministrisë së Brendshme bëjnë me dije se kandidatët janë në proces vlerësimi që pritet të përfundojë brenda 45 ditëve. Komisioni vlerësimit do të rendisë kandidatët dhe do t'ia paraqesë Ministrit të Brendshëm, i cili kandidatin më të vlerësuar ia kalon Kryeministrit për emërim.

Në mesin e 6 kandidatëve, më i kuotuari mbetet Artan Didi, por kjo pritet të shihet pas vlerësimit të secilit. Në 2015-ën Didi u largua nga drejtimi i bluve pas diskutimeve se në atë kohë shkak u bë shkelja e procedurave ligjore të shefit të Interpolit, Artan Bajraktari dhe vartëses së tij, Loreta Alla, të arrestuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm për çështjen e ekstradimit të deputetit, Mark Frroku, të cilët më vonë morën pafajësi.

Kandidatët
Artan Didi 
Dritan Osmani
Krenar Carcani 
Klajdi Hajredinaj 
Ermal Onuzi
Jona Lamko

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aliko Zaimi: 03/07/2024 13:14

    Unë propozoj joanën se femrat janë të drejta

    Përgjigju
  • Andon: 03/07/2024 12:51

    Ka lek akoma Shqiperia E mbylle me dinitet Policin pse u ktheve kur ky vend nuk behet .

    Përgjigju
  • Sulo: 03/07/2024 12:16

    Ta gezoje detyren e re Ermali. E meriton me shume se Didi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Regjisori i njohur Oliver Stone për pushime në Shqipëri

Regjisori i njohur Oliver Stone për pushime në Shqipëri