Kunguj me kos dhe hudhra
Përbërësit:
1 kg kunguj të njomë

2-3 lugë gjelle miell
kripë
vaj për skuqje
1 kg kos
5 thelpinj hudhër
4 lugë gjelle vaj ulliri
kopër
vaj ulliri
Përgatitja:
Lajmë dhe pastrojmë kungujt duke gërvishtur lehtë lëkurën e tyre. I presim në rrathë me trashësi 0.5 cm, i spërkatim me kripë dhe më pas i pudrosim lehtë me miell. Nxehim vajin dhe skuqim kungujt deri sa të marrin një faqe të verdhë nga të dy anët, i largojmë dhe i lëmë me një anë. Ndërkohë qërojmë hudhrat dhe i shtypim ato me pak kripë deri sa të bëhen pure. Përziejmë hudhrat me kosin. Shtojmë kungujt, i përziejmë me kosin duke shtuar kopër të grirë dhe në fund shtojmë dhe 4 lugë gjelle vaj ulliri e më pas e shërbejmë.
MC/Shqiptarja.comKomente

