Kur nuk kupton, ku e ke vendin

Kur nuk kupton, ku e ke vendin

Pamjet me dron nga protesta opozitës

Opozita, ishte edhe kësaj jave në protestën e 22-të  të saj, para dyerve të bashkisë së Tiranës. Folën, dhe mbajtën fjalime oratorët e saj, akuzuan, nxorrën shifra dhe vlera marramandëse financiare që “Erion Veliaj ka vjedhur nga paratë e buxhetit dhe taksapaguesve shqiptarë”.

Në pamjet nga lart, protesta e 22-të, ngjasonte me grumbullime njerëzish si tek tregu, para ndonjë dyqanxhiu, kurse me pamjet nga afër, ajo ngjasonte si më e madhe. Në fakt, protesta mbetet “arma” më e fuqishme në demokraci, aq më tepër e opozitës në çdo vend që aspiron për fjalën e lirë, mendimin dhe veprimin e lirë, apo dhe pushtetin, gjithmonë brënda kornizave ligjore. Por protesta e opozitës shqiptare në Tiranën tonë të dashur, ka kaluar çdo kufinj mendorë, ligjorë, politikë dhe kushtetues.

Të bësh protestë para bashkisë me 30 apo 40 vetë, dhe britmat e atyre që flasin dhe mbajnë fjalime janë më e fuqishme se pjesëmarrja, atëhere, ka diçka që nuk shkon. Opozita e sotme në Shqipëri, duhet ta kuptojë se, protesta e fuqishme ka  motivin, objeksionin e saj, ka vlerën dhe mesazhin e saj, kur ka dhe dinjitetin e saj. Por të mbledhësh nja 30 apo 40 vetë para bashkisë, dhe të thuash se “ne jemi shumica, ndaj Erion Veliaj largohu”, kjo sikur nuk shkon. Dhe jo vetëm kaq, por duhet menduar  edhe fakti se vetë opozita, nuk e di  dhe nuk e kupton se ku është, çfarë po bën, pse, dhe si po e bën aksionin e saj antiqeveri, antiVeliaj dhe antiRama, etj.

Të nisësh stinën e aksioneve dhe protestave opozitare, të nisësh kundërshtitë dhe denoncimet ndaj qeverisjes, ndaj kryeministrit apo kryetarit të bashkisë më të madhe në vend, do të thotë se “e ke mbledhur rradaken top”, dhe se ke pergatitur gjithçka në detaje, nga pjesëmarrja, tek mjetet demokratike që do të përdorësh në protestë. Kjo pasi protesta, nuk është betejë e armatosur në një vend demokratik, as sheshi para bashkisë nuk është sheshbeteje, ku mund të hedhësh bomba molotovë, shashka tymyese, dhe mjete të tjera zjarrvënëse. Pasi pikërisht në këto momente, futet në lojë  Kodi Penal, ligjet e vendit, etj.

Kam mendimin se, opozita nuk e kupton fare rolin e saj, vendin e saj, pozicionin e saj, vlerën  dhe rëndësinë e saj. I është turrur Erion Veliajt, Edi Ramës, ndonjë ministri apo drejtori, (kur me akuzat merret organi prokurorisë) pret derisa të vijë darka, që të shkojnë tek ballkoni i Berishës, dhe kaq. Asnjë ide, program shpresëmadh për shqipëtarët, apo alternativë të re qeverisëse për zgjedhjet e reja. Asnjë prurje të re në partinë e tyre, e cila ka mbetur me ata që kanë qenë në Këshill Kombetar dhe kryesi, prej 20  e ca vitesh. Si mund të pretendojnë marrje të “pushtetit”, kur nuk kanë rinovuar asgjë brënda asaj force politike, madje nuk kanë rinovuar as mentalitetin dhe gjykimet  mbi aksionin opozitar, zgjedhjet, fitoren dhe humbjen.

Duket sikur kjo PD, ka mbetur “vendnumuro” qysh nga 1996, me po ato forma dhe metoda drejtuese, me po ato njerëz që shpëtimin e shohin tek dhuna, dhe marrjen e pushtetit e konsiderojnë  “detyrim të atij që e ka për tu larguar kur vijnë zgjedhjet”. Koncepti i votës së lirë në PD nuk ekziston, ashtu siç nuk e konceptojnë  dot se vota e lirë dhe zgjedhjet janë sprova e madhe popullore dhe politike, dhe pushtetit i takon atij që punon dhe zhvillon, dhe jo atij që merret me “llafe katundi”, dhe pastaj thotë se “na vodhën votat”.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarjet e fundit në vend ju shqetësojnë për nivelin e sigurisë?



×

Lajmi i fundit

SHBA vendos sanksione ndaj 400 firmave dhe individëve, për mbështjen e ushtrisë ruse

SHBA vendos sanksione ndaj 400 firmave dhe individëve, për mbështjen e ushtrisë ruse