Kur zhurma të pushojë, ne do të dëgjojmë këngët... dhe tekstet e tyre

Kur zhurma të pushojë, ne do të dëgjojmë këngët... dhe tekstet e tyre

Kur zhurma të pushojë, edhe ne do të kemi mundësinë të dëgjojmë këngët dhe tekstet e tyre. E të përmirësohemi, siç përmirësohen popujt me muzikën dhe poezinë e bijve më të mirë.

Ishte viti 1995, dhe akoma nuk ishte mbushur viti që bëja gazetaren e kulturës, kur në festivalin e 34-t në RTSH, Aurela Gaçe do të këndonte një mrekulli: “Nata”, me tekst të Agim Doçit dhe muzikë të Adrian Hilës.

Ishin vitet kur shqiptarët merrnin arratinë, urrenin çdo gjë dhe këdo, e largoheshin prej gjithçkaje, ishin vite të një ekzistence në kufijtë e mizerjes, por ishin vite kur kishte shpirt, këngë dhe muzikë. Zëri i Aurela Gaçes gulçonte në atë tekst plot dhimbje, si të ishte kronika e kronikës të së vërtetës, ndërsa muzika e vështirë, gati e paarritshme nxori nga ajo këngëtare e talentuar një kryevepër. Në atë tekst të Agim Doçit ishin distiluar qindra histori në faqe gazetash e në atë muzikë të Adrian Hilës ishin përqëndruar miliona vaje nënash, vajzash, burrash, pleqsh e fëmijësh. Duhet dëgjuar e ridëgjuar. Ishte Shqipëria dhe shqiptarët e 1995-ës.

Këto këngë sot mbulohen nga zhurma e gjithçkaje, nga kotësia e gjithçkaje, por janë aty, mbeten dhe shpërthejnë atëherë kur duhet.

Nisa të bëj gazetaren kur artistët ishin Artistë në të gjitha fushat, në muzikë, në teatër, artet figurative... por pastaj nisi zhurma. Filluan të bërtisnin politikanët, filluan t’ua merrnin tapetin e kuq aktorëve, këngëtarëve, poetëve për të bërë ata “artin” e tyre. E ndërsa arti i vërtetë tkurrej, tekstet magjike mbeteshin pluhurosur në sirtare, një tjetër kategori pseudoartistësh mori skenën në krah të politikanëve.

Janë ende bashkë, aktrojnë, këndojnë, bëjnë tekste e performanca duke mbajtur të gjallë zhurmën që njerëzit të mos kapin, të mos njohin e të mos kuptojnë të bukurën, atë autentiken, të vërtetën, origjinalen.

 

Lexoni tekstin dhe dëgjoni në Youtube “Natën”, (https://www.youtube.com/watch?v=hnt9bU4De2M)  kënduar nga Aurola Gaçe, me tekst të Agim Doçit dhe muzikë të Adrian Hilës dhe me të mbuloni zhurmat e kotësisë që ende vazhdojnë të mbajnë peng shqiptarët.

 

“NATA”

 

Deti i frikshëm nëpër natë
Hapësirë pa fund nga dhembja
Prisja ditën që të zbardhë
Në mbretërinë me ëndrra

Po si iku vallë?
Nata ish memece...
Pyeta yjet
Pika loti s'di nga ranë
Po qanin sytë e mi

Klandestinët hapin plagë
Në brigje mbeti dhembja
Nesër nënë, dje isha vajzë
E virgjër hëna

Erdh' mëngjesi i bardhë
Zgjati dorën dhe më mori
Ti u zhduke bashkë me natën tënde

Ike, ike larg
Nata, nata
Dashurinë kafshonte nata
Përpëlitem në vetmi

Por nata...
Dashurinë ma mori nata
Nata, nata
Dashurinë kafshonte nata
Pjesë e natës ish ai

Klandëstinët hapin plagë
Në brigje mbeti dhembja
Nesër nënë, dje isha vajzë

E virgjër Hëna
Erdh' mëngjesi i bardhë
Zgjati dorën dhe më mori
Ti u zhduke bashkë me natën tënde
Ike, ike larg

Une e desha si e marrë
Deti mori dashurinë
S'harrohet nata


Miliona ditë i vodhi nata
Deti... nata
Ajo do t'na ndjek pas
Gjithë jetën
Nata, veç nata

Deti i frikshëm nëpër natë
Hapësirë pa fund nga dhembja
Prisja ditën që të zbardhë
Në mbretërinë me ëndrra

Po si iku vallë?
Nata ish memece...
Pyeta yjet
Pika loti s'di nga ranë
Po qanin sytë e mi

a.m./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 25/06/2024 10:33

    Lamtumire i madhi Agim Doçi. Nuk kam fjale te shprehem per ju i madhi poet pasi ju ishit gjeniu i penes . Jam i lumtur qe ju kam njohur . Ngushellime familjes, i paharruar qofte i madhi Agim Doçi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Leonard Veizi: Klithma ndaj makutërisë së mjekëve, mos kini frikë drejtësinë, por Perëndinë!

Leonard Veizi: Klithma ndaj makutërisë së mjekëve, mos kini frikë drejtësinë, por Perëndinë!