KURUM lë 500 punëtorë në rrugë 'për vështirësi ekonomike', por fitimi vetëm vitin e kaluar ishte 4.4 mld lekë

Avazi i vjetër i KURUM me pengje njerëzore po përsëritet. Kështu shprehet deputeti Socialit Erion Braçe i cili kërkon nga institucionet që të marrin masa dhe pasi kjo kompani monopol i ka shumëfishuar fitimet.

“KURUM këtë avaz ka sa herë që ndodhet keq në raport me ligjin. Shantazhon përmes punonjësve. Është skema e vjetër, skema e njohur. Të bëjmë transparencë ndërkohë që agjencitë ligjzbatuese duhet të verifikojnë vështirësitë ekonomike në KURUM. Lodra me faliment dhe vështirësi ekonomike tani, duke verifikuar si ndodhi disa vite më parë nuk duhet të përsëritet. Ajo kompani nuk na merr dot për budallenj, duke mbajtur peng qeniet njerëzore”, thotë Braçe.

Braçe thotë se është e pamundur që kompania të jetë në vështirësi financiare në kushtet kur kërkesa për produktet që uzina prodhon është në maksimum prej vitesh.

“Duke dalë nga tërmeti e duke hyrë në rindërtim, duke pasur rritje të ndërtimeve dhe ku KURUM ka dhënë kontribut të madh, duke parë çmimet e produkteve në rritje, patjetër që MONOPOLI KURUM brenda vendit nuk ka qenë me humbje por me shumë para”, pohon Braçe.

KURUM ka mbyllur uzinën duke lënë në rrugë 500 punonjës me argumentin se është në vështirësi financiare. Duke përsëritur kështu historinë e vitit 2016, kur kompania shpalli falimentin, për t’ju shmangur kredive të pashlyera, pagave të papaguara dhe për të fshehur evazionin fiskal, dhe doli nga falimenti në fund të 2018-ës, prej atij viti bilanci i saj financiar ka qenë me fitim përveç 2020, kur u mbyll ekonomia prej COVID-19. Konkretisht sipas të dhënave të pasqyrave financiare të kësaj kompanie rezulton se fitimi i saj gjatë vitit të kaluar ka qenë 4,462,168,911 lekë, nga 7,800,598,667 lekë që ishte në vitin 2022, kur ishte edhe kulmi i inflacionit, që solli edhe shtrenjtim të produkteve të hekurit apo materialeve të tjera, dhe për pasojë ja shtoi fitimet kompanisë.

Për skandalin me mbetjet që solli edhe mbylljen e KURUM, ka reaguar edhe Konfindustria që kërkon të nisi menjëherë hetim edhe SPAK, pasi me këtë çështje janë dëmtuar rëndë interesat kombëtare duke e konsideruar ngjarjen shfaqe e korrupsionit shtetërore.

Me këtë skandal sipas Konfindustrisë ka rënë i gjithë zinxhiri institucional, që agjencitë e licencimit, tek inspektimi mjedisor e deri tek kontrolli doganor.

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Nëse ikën Meta dhe 3 vampirët politik, Shqipëria bëhet 4 milion se kthehen edhe arbëreshët e ‘Skënderbeut’

Spahiu: Nëse ikën Meta dhe 3 vampirët politik, Shqipëria bëhet 4 milion se kthehen edhe arbëreshët e ‘Skënderbeut’