Kus kus me perime të pjekura
Përbërësit:
200 gr kus kus
200 ml lëng limoni
2 patëllxhanë
2 kunguj
1 degë selino
1 qepë e kuqe
1 spec i kuq
1 lugë kafe kumin
1/2 lugë kafe kurkuma
kripë dhe piper të zi
120 gr qiqra të gatuara
pak vaj ulliri
1 limon
Përgatitja:
I presim të gjitha perimet në kubikë 0.5 centimetër. Vendosim të gjitha perimet në një tepsi ku kemi vendosur letër pjekje së bashku me qepën dhe selinonë të pastruar nga fijet dhe preprë në kubikë. Rregullojmë shijen e perimeve me kripë dhe piper të zii dhe vaj I përziejmë së bashku dhe i vendosim në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 20 minuta. Ndëkohë përgatisim kus kusin në një tas vendosim kus kus dhe lugë gjelle vaj, kripë, ujin e nxehtë. Lexojmë udhëzimet në paketën e kus kusit. Shtojmë erzat nëse nuk I preferoni mos I hidhni. Sipas shijes shtojmë dhe pak lëng limoni e lëmë 10 minuta më pas në një tas të madh e përziejmë me perimet e spërkatim me pak vaj dhe e shërbejmë.