Kush është shefi i Krimeve që u pezullua për depon me armët e bandave në Elbasan? 'Precedentët' e tij në polici

Kush është shefi i Krimeve që u pezullua për depon me armët e bandave në Elbasan? 'Precedentët' e tij në polici

Momenti i përplasjes gjatë protestës në Kukës (2015)

Albjon Xhitoni, shefi i Krimeve në Cërrik, u pezullua sot nga detyra së bashku me katër efektivë të tjerë të policisë, pasi akuzohen se kanë nxjerrë informacione në lidhje me operacionin e policisë që zbuloi një depo armësh në përdorim nga banda kriminale në një magazinë karburanti në aksin Elbasan-Papër.

Albjon Xhitoni dyshohet se ka shpërndarë për disa gazetarë fotot e armatimeve të sekuestruara nga policia.

Por drejtuesi i policisë, është jo pak i njohur në situata të tjera problematike në radhët e uniformave blu.

Në vitin 2015, në një protestë pa leje në Rrugën e Kombit kundër OSHEE-së për pagesën së debive dhe kamatvonesave të energjisë elektrike, Albjon Xhitoni, në atë kohë shef i Krimeve në Kukës, gjatë një përplasje me protestuesit që bllokuan qarkullimin e automjeteve, ka nxjerrë armën duke ua drejtuar protestuesve. 

Momenti i përplasjes gjatë protestës në Kukës (2015)

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ali: 11/07/2019 20:18

    Po ne burgje si shef policie si ka punuar Mafie e gjalle i lidhur me LSI koke e kembe. Verifikoni cv e tij. Eshte i papershtatshem

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ I bie të fikët, Veliaj i vjen në ndihmë qytetares në aeroportin e Hanoverit

VIDEO/ I bie të fikët, Veliaj i vjen në ndihmë qytetares në aeroportin e Hanoverit