Njëri u kap, kush janë 6 agresorët e tjerë të ish-bodigardit të Berishës dhe djalit të tij? (FOTO)

Njëri u kap, kush janë 6 agresorët e tjerë të ish-bodigardit të Berishës dhe djalit të tij? (FOTO)

Agresori i dytë që goditi Ymer Çelën dhe djalin e tij

Sot u arrestua njëri nga agresorët e ish-bodigardit të Sali Berishës dhe djalit të tij. Ai është Zamir Sijani 43-vjeç nga fshati Xhafzotaj i Durrësit. Por kush janë të tjerët? Report Tv sjell më poshtë fotot e shtatë personave që u përfshinë në përplasjen me shufra hekuri në bulevard. Personat që shihni në foto janë agresorët që me shufra hekuri në protestën e 2 qershorit të opozitës dhunuan babë e bir, Ymer dhe Erjon Çela. Kur kanë kaluar afro dy ditë nga ky sulm, vetëm njëri është kapur.

Report TV solli ekskluzvishit pamjet ku agresorët dallohen dhe mund të identifikohen teksa përleshen me ish-truprojën e Sali Berishës, Ymer Çela dhe djalin e tij, por vetëm njëri është kapur. Për Report Tv, Erjon Çela tha se ata ishin protestues dhe nisën t'i dhunonin pasi njohën babain e tij të cilin e thërritën në emër. Nga ana tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi se babë e bir u dhunuan nga agjent policie të infiltruar, tezë e mbështetur edhe nga mediat pranë opozitës.

Për t'i bërë më të identifikueshëm këta agresorë Report TV ka shkëputur edhe foto në momentin e agresionit, dhe tashmë i mbetet policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e të tjerëve dhe për të sqaruar nëse ata ishin protestues siç duket në këto pamje apo agjent të inflitruar sipas pretendimit të opozitës.

Ora 14:21
Njëri u kap, kush janë agresorët e tjerë të ish-bodigardit të Berishës dhe djalit të tij?
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • ORJOLA: 04/06/2019 18:57

      tani qe i ka fotot le ta mari hakun ai dhe saliu qe akuzoi policine se i hengri groshet..

      Përgjigju
    • LLAPAQEN ZORAXHI REXHEP LEKA: 04/06/2019 15:46

      Shikoni se çfar kontigjenti kriminel ka pas pas vetes FUNDRRINA malok salhe. E kjo kërm e gjall vazhdon e i sjell halle të pa para këti populli të shum vuajtur.Po si nuk del një AVNI RUSTEM i kove moderne që ti tregoi vëndin këtij jashqitje me emrin salhe.

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:

      Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



    ×

    Lajmi i fundit

    Ndryshimet klimatike, ekspertja në 'Studio Live': Shqipëria preket më shumë se çdo vend i Europës

    Ndryshimet klimatike, ekspertja në 'Studio Live': Shqipëria preket më shumë se çdo vend i Europës