Ylli Shehu, një prej deputetëve që u miratuan sot nga Komisioni Qëndror Zgjedhor. Ai ishte vijues në listën zgjedhore të LSI-së dhe pranoi postin e deputetit pas vendimit të opozitës për të djegur mandatet. Ylli Shehu u zgjodh deputet për herë të parë në vitin 2013 si deputet i Partisë Republikane të udhëhequr nga Fatmir Mediu.
Para zgjedhjeve vendore të vitit 2015, ai kaloi me LSI-në, gjë e cila krijoi besimin për ta rikandiduar edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Ai ishte i renditur i 8-ti në listën e LSIsë për Qarkun e Tiranës për vitin 2017 dhe tanimë pritet të bëhet deputet. Kandidati tjetër nga LSI në Qarkun e Tiranës ishte Edmond Rrushaj, i cili ishte i pozicionuar i nënti në listën e kandidatëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.
Por para se t'i futej politikës, Shehu kishte një tjetër pasion. Ai ka publikuar disa këngë popullore të kënduara prej tij.
Mjere shqiperia
Përgjigju