/ATSH/-Nëse jeni të frikësuar se do të mund të infektoheni me HIV, tani keni më pak arsye për këtë. Kohëve të fundit virusi ka evoluar në atë mënyrë duke u bërë më i dobët dhe më pak i rrezikshëm për shëndetin e njeriut.

Lajm fantastik që vjen nga bota e mjekësisë! Sipas rezultateve të një studimi të gjerë, HIV është duke u bërë më pak vdekjeprurës, por edhe më vështirë i transmetueshëm nga personi në person, transmeton lajmi.net.

Një ekip i ekspertëve nga Oxford ka provuar se fuqia e virusit që dëmton imunitetin e njeriut, gjithnjë e më shumë po bëhet më lehtë i përballueshëm.
Shkencëtarët madje shkojnë aq larg sa pretendojnë se virusi shumë shpejt do të mund të jetë krejtësisht i padëmshëm për njerëzit.
Ky është një lajm i mirë, sidomos kur dihet se bota aktualisht ka mbi 35 milionë të infektuar me HIV.