Lakër me salçiçe nga zonja Vjollca

Lakër me salçiçe

4 salçiçe ( të pagatuara)

2 qepë mesatare

1 lugë supe piper të kuq dhe pak piper pikant

1/2 filxhan çaji pure domate

1.2 kg lakër të bardhë

kripë dhe piper të zi

pak vaj

1 gjethe dafinë

1-2 lugë gjelle uthull

Përgatitja:

Ngrohim vajin në një tenxhere të thellë shtojmë në të qepën të prerë në kubikë dhe e kaurdisim atë deri sat ë zbutet. Pastrojmë salçiçet nga lëkura dhe I copëtojmë me duar në copëza të vogla  mbi qepë, vazhdojmë kaurdisjen, qepë me salçiçe deri sa copëzat e salçiçes të ndryshojnë ngjyrë, nxjerrim yndyrën e tyre. Shtojmë 1 lugë supe piper të kuq dhe nëse dëshironi mund të shtoni dhe pak spec pikant, purenë e domates dhe kjo e fundit është opsionale sipas dëshirës I përziejmë pak dhe pasi kremi pastruar dhe prerë lakrën e kemi shpëlarë mirë e shtojmë në tenxhere pjesë pjesë duke e trazuar me qëllim që ti bjerë volume më shpejt.

Shtojmë kripë, piper të zi, dafinë dhe vendosim kapakun në temperaturë mesatare. kur lakra të ketë ulur plotësisht volumin ulim temperaturën nën mesatare dhe lëmë atë të ziejë me ujin e vet e kontrollojmë duke shtuar herë pas here nga pak ujë me qëllim që të mos na dalë gjella shumë  lëngshme për ta konsumojmë atë me pirunin me shumë pak lëng. Para se ta largojmë I shtojmë 1 ose 2 lugë gjelle uthull. Koha e zjerjs mesatarisht 1 orë.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat