Lazanjë me perime
Përbërësit:
400 gr petë lazanjë

1 qepë
1 karrotë
1 spec
1 patëllxhan
3-4 kunguj të njomë
1/2 gotë verë të bardhë
Beshameli:
100 gr gjalp
100 gr miell
1 litër qumësht
kripë dhe arrëmoskat
Parmixhano
Përgatitja:
Në një tigan të madh me 4 lugë gjelle vaj ulliri skuqim 1 qepë të grirë hollë, kur qepa të jetë bërë e artë shtojmë karrotën në rende dhe specin dhe patëllxhanin në kubikë të vegjël. E gatuajmë në nxehtësi mesatare për 10 minuta duke e trazuar vazhdimisht. Shtojmë kungujt në feta dhe I gatuajmë ato I shuajmë me verë , kripë, pak piper dhe I lëmë mënjanë. Përgatisim beshamel, shkrijmë gjalpin dhe miellin I kaurdisim deri sa miell zbardhet dhe e shuajmë me qumësht të ngrohtë e përziejmë me tel deru sa formohet një salcë e lidhur, kripë dhe arrë moskat.Lyejmë fundin e tavës me pak beshamel. Vendosim petët e lazanjës të zbutura në ujë të valuar. Alternojmë perimet mbi petë dhe pak beshamel. Kështu vazhdojmë shtrojmë petë beshamel perime në fund pak beshamel , parmixhano dhe e vendosim tepsinë në furrë me temperaturë 180 gradë Celsius për 50-60 minuta.
D.M./Shqiptarja.comKomente

