Rrëshqitja e gurëve rrezikon jetën e banorëve në Torovicë, autoritet asnjë masë parandaluese! Tre vite më parë tre veta humbën jetën

LEZHË- Rrëshqitjet e gurëve po vënë në rrezik jetën e banorëve në Torovicë të Lezhës. Dy masiv të mëdhenj përfunduan në oborrin e një familjeje duke rrezikuar jetën e tyre, por jo vetëm. Edhe udhëtarët ndihen të kërcënuar nga situatë pasi rruga lidh Lezhën me Velipojën dhe një pjesë të Shkodrës.

Duke qenë se kjo është një zonë e frekuentuar shpesh nga banorët, ata ndihen në rrezik për të lëvizur pasi shpesh gurët rrëshqasin nga majat. Masiv të tjerë shkëmborë kanë lëvizur ndërsa banorët apelojnë për ndërhyrje.

Pikërisht nga kjo situatë, tre vite më parë si pasoje e rënies se gurëve nga mali humbën jetën dy vëllezër dhe bashkëshortja shtatzënë e njërit prej tyre. Që atëherë ka pasur vazhdimisht rënie gurësh ndërsa deri tani nuk është marre asnjë masë nga autoritetet.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet