Lezhë/ Shkoi të inspektonte punimet për qendrën e emigrantëve në Shëngjin, deputeti italian has pengesa për tu futur brenda

Lezhë/ Shkoi të inspektonte punimet për qendrën e emigrantëve në Shëngjin, deputeti italian has pengesa për tu futur brenda

Kantieri i ndërtimit në Shëngjin

LEZHË-Deputeti i të gjelbërve italianë Angelo Bonelli ka pasur vështirësi për të hyrë për inspektim në qendrën pritëse të emigrantëve në Shëngjin, pasi i është dhënë informacion kontradiktor se kush e menaxhon këtë territor.

Siç shkruan La Repubblica inxhinieret ushtarakë që punojnë për ndërtimin e qendrës pritëse të emigrantëve, sipas marrëveshje Rama-Meloni, i kanë thënë se territori menaxhohet nga pala shqiptare. Ndërsa drejtori i portit të Shëngjinit i ka thënë që menaxhohet nga pala italiane, ashtu siç është shkruar edhe në fletoren zyrtare të protokollit të botuar në fletoren zyrtare.   

Por ambasadori italian në Tiranë Fabrizio Bucci i ka thënë që deri në ndërtimin e plotë, territori ku po ngrihet qendra menaxhohet nga pala italiane

Sipas La Repubblica, deputeti Bonelli ka hasur vështirësi edhe për të marrë autorizim për vizitë në qendrën e Shëngjinit edhe në Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa ambasadori Bucci ka shprehur gatishmërinë për ta shoqëruar në Shëngjin, ku edhe pas peripecive është realizuar inspektimi. ‘La Repubblica’.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Joe Biden 'humbet' sërish! Von Der Leyen e sheh me habi, Meloni nxiton për ta ndihmuar

VIDEO/ Joe Biden 'humbet' sërish! Von Der Leyen e sheh me habi, Meloni nxiton për ta ndihmuar